Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në Bashkinë Elbasan u zhvillua takimi koordinues me përfaqësues të IDRA Research & Consulting, në bashkëpunim me AKSHI dhe AMVV, në kuadër të projektit “Diagnostikim për Mbështetjen e Kapaciteteve të Pushtetit Vendor në Transformimin Digjital”, i financuar nga Banka Botërore. Bashkia Elbasan është përzgjedhur si një nga katër bashkitë pilot në Shqipëri, së bashku me Tiranën, Lezhën dhe Roskovecin, për realizimin e këtij vlerësimi në nivel kombëtar. Projekti synon të analizojë dhe të forcojë kapacitetet e burimeve njerëzore në nivel vendor për të mbështetur zhvillimin e shërbimeve digjitale, menaxhimin e të dhënave dhe modernizimin e administratës vendore. Gjatë takimit u prezantua metodologjia e punës dhe u diskutuan hapat e ardhshëm për mbledhjen e të dhënave dhe realizimin e analizës institucionale, me qëllim identifikimin e nevojave për zhvillim të kapaciteteve dhe përmirësimin e strukturave që mbështesin transformimin digjital në nivel vendor. Ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe rritjes së efikasitetit të administratës vendore, në funksion të ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe më të aksesueshme për qytetarët. .