Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo së bashku me Drejtuesen Ekzekutive Faktoje.al , znj. Klodiana Kapo, Drejtore e Qeverisjes dhe Shëndetësisë në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim , znj. Sabine Piccard si dhe Kryetarin e Bashkisë Lezhë,  z. Pjerin Ndreu,  zhvilluan aktivitetin  në kuadër të prezantimit të raportit të monitorimit “40 Premtime, 10 Bashki”,

Gjatë aktivitetit u prezantuan gjetjet për vitin 2025, të fokusuara në nivelin e transparencës, përmbushjen e premtimeve elektorale dhe zbatimin e Fondit Social në nivel vendor. Diskutimet theksuan rëndësinë e ndërtimit të një marrëdhënieje të qëndrueshme mes bashkisë dhe qytetarëve, të bazuar mbi besimin dhe llogaridhënien.

U nënvizua se ky besim forcohet kur angazhimet publike janë të qarta, realiste dhe në përputhje me kompetencat e pushtetit vendor, si dhe kur mbështeten nga plane të mirëstrukturuara dhe burime të sigurta financiare. Aktiviteti shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përmirësimit të qeverisjes vendore.