Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo mori pjesë në Konferencën “Reform Agenda & Reform and Growth Facility (RGF)”, të organizuar nga CDI.

Gjatë konferencës u diskutua mbi rolin kyç të pushtetit vendor në përgatitjen e Shqipërisë për fazën e re të integrimit evropian, si dhe mbi instrumentet e financimit të bazuara në performancë.

Viti 2026 do të jetë një moment vendimtar për bashkitë. Reforma territoriale, financimi i lidhur me performancën dhe procesi i integrimit evropian duhet të ecin në mënyrë të koordinuar, me qëllim ndërtimin e bashkive më të forta, financiarisht më të qëndrueshme dhe më të përgatitura për të përthithur fondet e ardhshme të Bashkimit Evropian.