Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z.Ervin Demo mori pjesë në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, së bashku me Kryeministrin z.Edi Rama, Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj.Evis Sala, partnerë ndërkombëtarë dhe kryetarë bashkish.
Gjatë aktivitetit u prezantuan 14 shërbime të reja sociale, që do të financohen gjatë vitit 2026, duke forcuar rolin e pushtetit vendor si garant i përkujdesjes sociale. Fondi Social 2026 përkthehet në më shumë shërbime cilësore, më pranë qytetarëve, dhe në konsolidimin e decentralizimit me standarde evropiane, aty ku mirëqenia ndërtohet çdo ditë në nivel vendor .