Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Forcimi i pushtetit vendor dhe garantimi i standardeve të njëjta të shërbimit në çdo bashki janë në qendër të projektligjit të ri për Policinë Bashkiake. Ky projektligj synon të fuqizojë bashkitë dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për komunitetin.
Një Polici Bashkiake e organizuar sipas standardeve të njëjta në të gjithë vendin kontribuon në rritjen e sigurisë, respektimin e rregullave dhe funksionimin më efikas të hapësirave publike.