Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z.Ervin Demo, së bashku me znj.Albana Koçiu dhe prefektët e qarqeve, zhvilluan një tryezë diskutimi mbi ndryshimet më të fundit në ligjin “Për prefektin e qarkut”, me fokus forcimin e rolit të shtetit në territor.
Ndryshimet ligjore forcojnë rolin e prefektit si përfaqësues i qeverisë, duke zgjeruar përgjegjësitë në koordinimin ndërinstitucional, menaxhimin e emergjencave civile, mbrojtjen e territorit dhe garantimin e rendit publik.
Një risi e rëndësishme është krijimi i funksionit të Prefektit Detar, që synon forcimin e mbrojtjes së vijës bregdetare dhe të burimeve ujore, si hap drejt një koordinimi më efektiv institucional.