Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në konferencën për Akademinë e Pushtetit Vendor, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo dhe Kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, znj. Emiriana Sako, nënshkruan marrëveshjen për themelimin e Akademisë së Pushtetit Vendor.

Ky hap i rëndësishëm u ndërmor në prani të kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të qarqeve të Shqipërisë, si dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si Ambasada Zvicerane, Suedeze dhe Holandeze, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për forcimin e qeverisjes vendore dhe përafrimin me standardet Evropiane.

Akademia e Pushtetit Vendor do të shërbejë si një platformë kombëtare trajnimi dhe zhvillimi profesional për njësitë e vetëqeverisjes vendore, për përballimin e sfidave dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në shërbim të qytetarëve dhe të procesit të Integrimit Evropian.