Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, drejtuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, ku u prezantua projekti i ri i qeverisë për digjitalizimin e shërbimeve për të gjitha bashkitë e vendit.

Gjatë takimit u paraqit një projekt transformues, i cili synonte të mundësonte:

  • Shërbime të aksesueshme me lehtësi për çdo qytetar dhe biznes;
  • Procedura inovative, më të thjeshta dhe me kosto më të ulët;
  • Rritje të cilësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve vendore;
  • Mbrojtje maksimale të të dhënave, në përputhje me standardet më të avancuara të sigurisë.

U vlerësua se digjitalizimi i pushtetit vendor përbënte një hap thelbësor drejt modernizimit të administratës publike, rritjes së transparencës dhe forcimit të besimit të qytetarëve tek institucionet. Ky projekt u konsiderua si një hap i rëndësishëm, më efikase dhe plotësisht të orientuar drejt qytetarit dhe biznesit.