Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

“Paketa e Maleve” ofron një mundësi unike për sipërmarrësit që duan të investojnë në zonat me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në Shqipëri. Ky program synon të kthejë pasuritë natyrore të këtyre rajoneve në një motor të zhvillimit ekonomik dhe të turizmit, duke krijuar vende të reja pune dhe duke gjallëruar komunitetet lokale.

Më 29 tetor 2025, Ministri për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, zhvilloi një takim dedikuar Paketës së Maleve. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se kjo paketë hap rrugën për investime në zona me potencial të lartë natyror, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes për komunitetet që deri më tani kanë qenë pjesërisht të pashfrytëzuara dhe se nisma do të kontribuojë në krijimin e një ekosistemi të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

“Paketa e Maleve” ofron lehtësira fiskale dhe mbështetje konkrete për investitorët, duke i ndihmuar ata të shndërrojnë pasuritë natyrore në mundësi reale biznesi dhe zhvillimi. Kjo është një nismë vizionare që pozicionon Shqipërinë e maleve aty ku i takon – në majë të zhvillimit ekonomik dhe turistik.