Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

📅 Tiranë, 13 tetor 2025 — Në ambientet e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) u zhvillua takimi i dytë i Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve (KVA) për Grantin e Bazuar në Performancë të Bashkive (GBP), me fokus në Planet Vendore të Mbarështimit të Pyjeve dhe Planet e Menaxhimit të Mbetjeve.

Gjatë mbledhjes u prezantua raporti për verifikimin paraprak të aplikimeve të paraqitura nga bashkitë. Sipas vlerësimeve fillestare:

      • Për Planet e Menaxhimit të Mbetjeve kanë aplikuar 31 bashki;
      • Për Planet e Mbarështimit të Pyjeve kanë aplikuar 28 bashki.

Anëtarët e Komisionit diskutuan mbi metodologjinë e vlerësimit të treguesve në përputhje me udhëzimin përkatës, duke synuar një proces transparent dhe të unifikuar për të gjitha bashkitë pjesëmarrëse.

Në përfundim të takimit, Kryetari i KVA-së paraqiti konkluzionet dhe propozoi zhvillimin e një mbledhjeje të dytë të dedikuar për rishqyrtimin e Planeve të Menaxhimit të Mbetjeve, me qëllim vlerësimin e kritereve të cilësisë nga anëtarët e komisionit dhe shpalljen e rezultateteve paraprake.

Sekretariati Teknik do të publikojë në faqen zyrtare të AMVV-së vendimet përfundimtare të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, duke shpallur bashkitë fituese sipas treguesve.

Procesverbal i vlerësimit paraprak lidhur me treguesin e Planit Vendor të Mbarështimit të Pyjeve.