Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo,  mori pjesë në nismën inovatore “Hackathon & Investment Forum EU-WB6”, ku i pranishëm ishte Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe Ministri i  Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj. Në këtë nismë u mblodhën krijues inovativë, startup-e, sipërmarrës dhe investitorë nga rajoni dhe BE-ja.

Ky forum shërbeu si një platformë për prezantimin e ideve dhe zgjidhjeve digjitale që synojnë të nxisnin zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal. Iniciativa tregoi rëndësinë e inovacionit si një mjet kyç për integrimin dhe përparimin e njësive vendore.