Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, së bashku me Ministrin e Mjedisit, përfaqësues të Ambasadës Suedeze, AKEM dhe aktorë lokalë, morën pjesë në takimin prezantues të arritjeve të projektit të riciklimit në Berat. Diskutimet u fokusuan tek sfidat, sukseset dhe objektivat për të ardhmen e iniciativës. Qëllimi është i qartë: jo vetëm një skemë riciklimi funksionale në Berat, por krijimi i një modeli që mund të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. Një frymëzim i veçantë erdhi nga bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat u vlerësuan si shembuj konkretë të përfshirjes së riciklimit në aktivitetet e tyre të përditshme.