Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z.Ervin Demo vizitoi Qendrën e Riciklimit në Berat për të parë nga afër një model unik të menaxhimit të mbetjeve. Z.Demo së bashku me Ministrin e Mjedisit, përfaqësuesin e Ambasadës Suedeze dhe drejtues të AKEM-it vizituan Qendrën e Riciklimit të Mbetjeve në Berat, ku ndoqën rezultatet e para të këtij projekti inovativ. Në vetëm 9 muaj, janë përpunuar 123 ton mbetje të riciklueshme, gjysma e të cilave tashmë janë shitur. Me mbështetjen e Suedisë dhe menaxhimin 100% të Bashkisë Berat, ky projekt pilot po kthehet në një shembull suksesi për vendin. Modeli “derë më derë” në lagjen historike “Goricë” dëshmon se tradita dhe inovacioni mund të ecin dorë për dorë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një ekonomie qarkulluese dhe një Shqipërie më të pastër, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.