Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, zhvilloi një takim me znj. Giulia Re, Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri; përfaqësuesen e Ambasadës së Zvicrës, znj. Sabine Piccard; znj. Elda Bagaviki; si dhe përfaqësueset e Departamentit të Krimit Ekonomik të Këshillit të Europës, znj. Zahra Ahmadova, znj. Helena Fosset dhe znj. Arvena Deda. Takimi u zhvillua në kuadër të programit të projekteve me interes të përbashkët për “Fuqizimin e sektorit publik në nivel vendor”. Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e prefekturave, policisë bashkiake, inspektoriateve të mbrojtjes së territorit dhe grantit të performancës. U theksua gjithashtu nisja e procesit për reformën territoriale dhe fuqizimi i mëtejshëm i bashkive në vend, si hapa kyç drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.