Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z.Ervin Demo mori pjesë në takimin me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe Administratorin në Detyrë të UNDP-së, z. @HaoliangXu, ku u diskutua roli kyç i pushtetit vendor në avancimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Z.Demo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së për reformat vendore, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore, decentralizimin e shërbimeve publike dhe përmirësimin e mekanizmave për reduktimin e rrezikut nga katastrofat.