Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbjan Mazniku së bashkë me Komisionin Parlamentar të Çështjeve Evropiane, shqyrtuan pozicionin negociues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbi Grup-Kapitullin V.

Ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt Integrimit Evropian, duke pasur si objektiv kryesor mbrojtjen e interesave të qytetarëve Shqiptarë dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE-ja.

Në këtë kuadër, theksi u vendos tek forcimi i zhvillimit së bujqësisë Shqiptare, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe zbatimi i politikave të kohezionit, të cilat pritet të sjellin zhvillim të balancuar në të gjithë vendin.

Këto masa do të ndihmojnë jo vetëm në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, por edhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.