Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Më 29 korrik 2025, projekti i EU4GG, në bashkëpunim me AMVV dhe Drejtorinë për Financat Vendore në Ministrinë e Financave, organizuan një seminar teknik për fuqizimin e autonomisë financiare të bashkive.

Përfaqësues nga Delegacioni i BE-së, kabineti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, bashkitë Elbasan, Fushë-Arrëz, Pogradec dhe Tirana, si dhe punonjës nga Ministria e Financave, përfshirë Drejtorinë për Taksën e Pronës, Drejtorinë e Buxhetit dhe atë të Investimeve Publike, si dhe projektin suedez ProTax morën pjesë në diskutime të moderuara nga përfaqësues të AMVV-së dhe Ministrisë së Financave.

Qëllimi i seminarit ishte që të prezantoheshin dhe të diskutoheshin gjetjet paraprake të ekipit të ekspertëve të EU4GG-së lidhur me dy fushat prioritare të mëposhtme:

1)Analiza e financimit të investimeve kapitale në bashki, përfshirë praktikat aktuale, kufizimet në qeverisje dhe reformat e mundshme brenda kuadrit të përgjithshmëm të menaxhimit të investimeve publike për të përmirësuar planifikimin, financimin dhe zbatimin e projektve.

2)Alternativat për incentiva të performancës për tatimin e pronës me fokus te përmirësimi i përformancës së mbledhjes së taksës.

Në fund u disktuan dhe praktikat nga vendet të tjera të BE-së që kanë sisteme të ndryshme për menaxhimin e financave publike.