Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Gjatë tryezës së punës Kryeministri i Shqipërisë, Sh.T. Z. Edi Rama dhe Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z.Arbjan Mazniku , me përfaqësues të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), theksua rëndësinë e ndërtimit të një brandi kombëtar për eksportin e teknologjisë, si dhe promovimi i kapaciteteve profesionale që ofron tregu shqiptar.

Palët u dakordësuan mbi nevojën për të zhvilluar një kuadër ligjor të harmonizuar dhe të përparuar, i cili jo vetëm do të përmirësojë klimën për investime në teknologji, por edhe do t’i hapë rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm dhe konkurrues në nivel ndërkombëtar.

Shqipëria ka potencialin real për t’u shndërruar në markën më të re evropiane të teknologjisë – një vend i vogël në përmasa, por me ide të mëdha, me një fuqi punëtore të re, të talentuar dhe të kualifikuar, si dhe me një vizion të qartë për të qenë eksportuese e zgjidhjeve dixhitale.