Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbjan Mazniku, mirëpriti Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh. T.Z. Gabriel Cremades Ventura, në një takim të përzemërt dhe konstruktiv.

Gjatë bisedës, theksuam vullnetin e ndërsjellë për të çuar më tej bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Spanjës, me fokus të veçantë në fushat e qeverisjes vendore, zhvillimit rajonal, si dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në funksion të forcimit të institucioneve dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal.