Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Më 2 korrik 2025, u zhvillua aktiviteti trajnues me temë: “Vlerësimi i Rriskut të Integritetit në kuadër të Grantit të Bazuar në Performancë dhe Metodologjitë e Vlerësimit të Rriskut të Integritetit dhe Korrupsionit”. Aktiviteti u organizua në në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) dhe Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Në fokues ishte Granti i Bazuar në Performancë dhe hapësira e dedikuar qeverisjevendore.gov.al, forcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të njësive të vetëqeverisjes vendore për zbatimin e praktikave të mira të integritetit dhe hartimi i planit të integritetit, i cili është kusht për ë përfituar Grantin e Bazuar në Performancë.

Gjatë sesioneve u prezantuan struktura dhe mjete praktike për hartimin e planeve të integritetit, si dhe metodologjitë për vlerësimin e rriskut të korrupsionit dhe integritetit.