Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z.Arbjan Mazniku mori pjesë në diskutimin e zhvilluar, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, mbi projektligjin e ri për bashkëpronësinë, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm jetën e përditshme të qytetarëve në çdo komunitet.

Ligji i ri parashikon përmirësimin e shërbimeve të shumëpritura dhe shpesh të munguara në hapësirat ku qytetarët ndajnë jetesën, duke sjellë më shumë siguri, transparencë dhe përgjegjësi në administrimin e banesave, me qëllimin për t’i kthyer këto hapësira në ambiente funksionale dhe të standardeve më të larta evropiane.

Me hyrjen në fuqi të statusit të ri të administratorit, sipas këtij projektligji, objektet do të mirëmbahen me më shumë përgjegjësi, çdo veprim do të dokumentohet në mënyrë zyrtare, ndërsa bashkitë do të garantojnë transparencë përmes krijimit të regjistrit dhe procesit të certifikimit të administratorëve dhe veprimtarive të tyre.