Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në takimin mes Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe partnerët e BE-së, për hapat e radhës drejt Integrimit Evropian përmes progresit në politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, si pjesë e Kapitullit 22.

Në këtë drejtim, po zbatohet një qasje e qartë dhe e strukturuar, duke harmonizuar politikat të zhvillimit rajonal me standardet dhe objektivat e BE-së. Këto hapa përfshijnë forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e investimeve publike në nivel rajonal dhe përmirësimin e mekanizmave të planifikimit dhe monitorimit.

Përmes Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Rajonal, po nxitet zhvillimi ekonomik në të gjitha rajonet e vendit, duke krijuar më shumë mundësi për qytetarët dhe duke synuar uljen e pabarazive territoriale.

Kjo strategji, e ndërtuar sipas standardeve evropiane, synon të përmirësojë infrastrukturën, të rrisë konkurencën rajonale dhe të përshpejtojë ritmin e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Përmes këtyre politikave dhe veprimeve konkrete, Shqipëria po tregon përkushtim të plotë ndaj Integrimit Evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm.