Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në bashkëpunim me Projektin e Asistencës Teknike të BE-së EU4GoodGovernance dhe me kontributin e çmuar të Delegacionit Evropian në Shqipëri, mbështetën Bashkitë Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Mallakastër, Peqin, Përmet, Pustec, Shkodër dhe Vau Dejës për të organizuar aktivitetet e tyre në kuadër të Javës së Evropës 2025 në periudhën 26 maj – 5 qershor.

Gjatë Javës së Evropës, bashkitë shqiptare organizuan aktivitete në fushat e arsimit, kulturës, artit, trashëgimisë kulturore dhe pjesëmarrjes qytetare për të promovuar vlerat evropiane në komunitetet e tyre. Përmes këtyre iniciativave u përcollën mesazhe të rëndësishme mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Java e Evropës 2025 dëshmoi përkushtimin e fortë të bashkive shqiptarëve ndaj integrimit evropian dhe besimin se anëtarësimi do të arrihet së shpejti.