Trajnimet përgatitore për këshilltarët bashkiakë

📚Vijojnë trajnimet përgatitore për këshilltarët bashkiakë.

🗓️Në datat 27 dhe 28 tetor u zhvilluan trajnimet përgatitore për këshilltarët bashkiakë të bashkive Durrës, Fier, Rroskovec, Përmet dhe Këlcyrë.

🏛️ Roli i këshilltarëve bashkiakë duhet të shtrihet përtej vendimmarrjes dhe problematikave periferike të Bashkisë. Ata duhet të jenë gjenerues të vizionit për zhvillimin e territorit dhe protagonistë të shërbimeve publike cilësore me indikatorë të matshëm.

🤝Këto trajnime janë një përpjekje e përbashkët e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, AMVV dhe ASPA, me mbështetjen e projekti Bashki të Forta, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Helvetas.

#MPV #local #goverment #citizen #community #capacity

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *