Takimi i parë me ekspertët për hartimin e Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 -2030

📌 #AMVV ka organizuar takimin e parë me ekspertët për hartimin e Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 -2030, ku u diskutuan hapat konkrete që do të ndërmerren për hartimin e kësaj Strategjie.
👉🏼Gjatë takimit Grupi Teknik i Punës, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të AMVV z.Enea Hoti, përcaktoi agjendën dhe detyrat për hartimin e Strategjisë të ndara në 4 fusha kryesore:
1️⃣Funksionet e Vetëqeverisjes Vendore
2️⃣Financat Vendore dhe Burimet Njerëzore
3️⃣Zhvillimi qëndrueshëm ekonomik vendor
4️⃣Demokracia vendore dhe integrimi evropian në nivel vendor
Për secilën nga fushat do të ketë një program të detajuar analitik për analizat, gjetjet, qasjet me direktivën evropiane dhe konsolidimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore. Ndërkohë ka filluar puna për vlerësimin e detajuar të situatës për vetëqeverisjen vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *