Kapitulli 22

📍Me kërkesë të Kreut të Sekretariatit – AMVV për Grupin e Punës të Kapitullit 22 pranë Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipëri po ofron aktualisht asistencë teknike afatshkurtër kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, AMVV ka koordinuar misionin e radhës të Ekipit të Ekspertëve në datat 03-07 Tetor, objektivi kryesor i të cilit është të kuptojë më mirë kornizat ekzistuese institucionale dhe të menaxhimit të politikave për përgatitjen e terrenit për negociatat e Kapitullit 22.
Gjatë javës, u ndërmorën një sërë takimesh me institucionet kombëtare dhe agjencitë qeveritare, në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që të gjithë aktorët kontribues në avancimin e Kapitullit 22 të jenë të vetëdijshëm për ecurinë e perspektivën si dhe pritshmëritë dhe planet e Bashkimit Evropian/Komisionit Evropian për këtë Kapitull. Pjesë e takimeve ishte vizita e Znj. Marie Augouy – Përfaqësuese e EU Delegation pranë AMVV e cila është përgjegjëse për lidhjen me institucionet përkatëse shqiptare dhe për monitorimin e zhvillimeve dhe progresit në këtë sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *