Takim Rajonal Informues “Këshilli Konsultativ një instrument në forcimin e zërit të Autoriteteve Vendore”, KORÇË 07.03.2017

Në këtë takim morën pjesë kryetarët  e bashkive (Korçë, Devoll, Përrenjas, Pogradec, Maliq, Pustec, Kolonjë, Librazhd), si dhe përgjegjësit e Rrugëve Rurale dhe Ujësjellës Kanalizime.
Në takimi u shpjegua  misioni, roli dhe funksioni i Këshillit Konsultativ dhe Sekretariatit Teknik, si dhe u diskutuan funksionet  e deleguara Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në fushën Rrugëve Rurale dhe Ujësjellës Kanalizimeve nga ekspertët e fushës, pjesëmarrës në takim.
Gjatë takimit dolën një sërë problematika, vërejtje, sygjerime të cilat do ti paraqiten anëtarëve të Këshillit Konsultativ në një raport final.
Ky takim u realizua  me mbështetjen e donatorëve të huaj si Këshilli i Europës në bashkëpunim me Agjensinë e Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT) dhe USAID.

     

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *