BASHKIA PRRENJAS
Popullsia : 24.906 banore
( sipas RGJCivile 33.031 )
Siperfaqja : 322.95 km2
4 Njesi administrative :
Njesia Nr. Banoreve Nr. Familjeve
Prrenjas 8953 2836
Qukes 10790 3290
Rrajce 10856 3293
Stravaj 2875 931
Totali 33 474 10 350
Fshatra gjithesej : 25
Fshatra turistike : Rajce ,Skenderbej.
Zona Gjeografike: Përrenjasi kufizohet në veri me bashkinë Librazhd, në lindje me Republikën e Maqedonisë, në jug me Bashkinë Pogradec dhe në perëndim me Bashkinë Elbasan. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Përrenjasit.
Te gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Librazhdit dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 25 fshatra.
Profili i bashkisë
Bashkia e re e Përrenjasit përfshin sipërfaqe të shumta pyjore dhe burime të bollshme hidrike si dhe një fushë pjellore. Nëntoka është e pasur me krom, ndërkohë që ky mineral shfrytëzohet aktualisht në dy prej fshatrave të bashkisë së re.
Zonat e Rrajcës, Qukësit dhe Stravajt kanë sipërfaqen më të madhe të pyjeve në këtë zonë. Bashkia e re e Përrenjasit ka një pozicion të favorshëm gjeografik, pasi gjendet fare pranë dy pikave doganore me Maqedoninë,nj avantazh për nxitjen e sipërmarrjes dhe shtimin e vendeve të punës.
Në të gjithë bashkinë e re rezultojnë të regjistruara 234 biznese, të cilat e kryejnë aktivitetin e tyre kryesisht në shërbime. Një pjesë e vogël e bizneseve merren me kultivimin e troftës.
Bashkia e Përrenjasit ka potenciale të pashfrytëzuara për turizëm natyror. Me historinë e pasur të zonës së Rrajcës, ku ndodhet shkëmbi i Skënderbeut dhe legjenda për Sofrën e tij si dhe me bukuritë natyrore të Sopotit, zona mund të kthehej në një destinacion për vizitorë vendas dhe të huaj.
Etnografia e pasur me këngët dhe vallet karakteristike të zonës do të ndihmonin për këtë qëllim, por mungesa e infrastrukturës rrugore i bën këto resurse të veshtira per turistët.Fshatrat Rajce dhe Skenderbej jane pjese e projektit kombetar “100 Fshatra “.
Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor
Punesimi mbetet sfida kryesore për bashkine e Përrenjasit .Investimet në fasoneri konsiderohen një mundësi e mirë për punësimin e grave të zonës, ndaj nxitja e bizneseve të kësaj fushe duhet të jetë një prioritet .
Reabilitimi i infrastrukturës rrugore të fshatrave konsiderohet një tjetër sfidë e rëndësishme për zhvillimin e bashkisë . Nga ana tjetër, qyteti duhet te zgjidhe furnizimin me uje të pijshëm,.
Nje nga detyrat kryesore e bashkisë s është mbrojtja e pyjeve dhe mirëadministrimi i aseteve minerare, në mënyrë që këto resurse të kthehen në të ardhura për buxhetin e bashkisë dhe komunitetit
Financat
Bashkia | Viti 2018 | ||||||||
Gjithsej | Bujqësia pyjet dhe peshkimi | Industria | Ndërtimi | Tregtia | Tranporti e Magazinimi | Akomodimi dhe shërbimi ushqimor | Informacioni e Komunikacioni | Shërbime të tjera | |
Prrenjas | 500 | 101 | 41 | 11 | 155 | 22 | 111 | 5 | 54 |
Bujqesia
Njesia Admin. Sip. ha
Prrenjas 569
Rrajce 1 742
Qukes 2 881
Stravaj 894
Totali 6 086 ha
Sperfaqet e gjelbra ne qytet.
Siperfaqe lulishteje me gjelberim jane 12 860 m 2
Mbulimi me sherbim pastrimi
Zonat urbane mbulohen 100% me sherbimin e pastrimit, ndersa ne zonat rurale mbulimi i sherbimit eshte ne masen 52%.
Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne %
Njesia Administrative Prrenjas 100%
Njesia Administrative Rrajce 78 %
Njesia Administrative Qukes 45 %
Njesia Administrative Stravaj 69 %
Edukimi
Njesia Shkolla te mesme Shkolla 9 vjecare Kopshte Cerdhe
Prrenjas 1 2 1 1
Rrajce 2 2
Qukes 1
Stravaj
Shenim: Shkollat e mesme, pervec qytetit jane te pergjithshme, pra nga kopshti deri tek klasa e dymbedhjete. E njejta gje edhe per shkollat 9 vjecare. Kane grupe kopshti ne varesi.
Ekonomia
Ndertimi 8, prodhuesit e te mirave 28, tregetia 164, transporti dhe magazinimi 28, akomodimi dhe sherbimi ushqimor 112, informacioni dhe komunikacioni 5, sherbime te tjera 61.
Një pjesë e vogël e bizneseve merren me kultivimin e troftës.
Perfshirja ne Projekte
STAR 2
RELOAD
LNB
BASHKI TE FORTA
BASHKITE PER NE EUROPE
Kryetar i Bashkise : Nuri Belba
Kryetar i Keshillit Bashkiak : Flutura Haka
Nr i keshilltareve : 21
Nr i punonjesve 298