Mallakastër

PROFILI I BASHKISË MALLAKASTËR

1.     Një vështrim i përgjithshëm

Sipërfaqja: 329.19  km2

Popullsia: 41,562

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                          Ballsh                                            12,205

*                                                    Aranitas, Ngracan                                4,134

*                                                         Fratar, Selitë                                   6,504

*                                                           Greshicë                                         1,934

*                                                             Hekal                                           4,816

*                                                              Kute                                            3,255

*                                                Qender _ Mallakastër                           8,714

            GJITHËSEJ              41 562                           

Numri i familjeve.     11963

Numri i fshatrave: 41

Zona Gjeografike: Bashkia e Mallakastrës kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Fier, në jug me bashkitë Selenicë dhe Memaliaj, në lindje me bashkitë Poliçan dhe Berat, ndërsa në veri me bashkitë Patos dhe Fier. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Ballshit.

Profili i bashkisë.  Zona e Mallakastrës është kodrinore me lartësi mbizotëruese 200-300 metra mbi nivelin e detit ndërsa pika më e lartë e krahinës është maja e Shëndëllisë në nivelin 712 metra.

Mallakastra është një zonë e rëndësishme e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës, si dhe një zonë bujqësore e blegtorale me përqendrim te drurët frutorë si ullinj, qershi, dardha e fiq.

Rafineria e Ballshit është aktiviteti kryesor ekonomik i zonës me disa qindra të punësuar ndërsa rafineria dhe fushat naftëmbajtëse janë edhe burimet kryesore të ndotjes për këtë bashki. Gjendja e infrastrukturës rrugore në këtë zonë është shumë e vështirë dhe kjo e vështirson jetën e qytetarëve gjithnjë e më shumë, por edhe rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e mirëmbajtjes së pjesës tjetër të infrastrukturës, si shkolla, qendra shëndetësore dhe ujësjellës/kanalizim

Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Mallakastër kanë qenë të luhatshme në tre vitet e fundit. Pas një reduktimi me rreth 10.7% në terma vjetorë në vitin 2017, burimet financiare u zgjeruan në rreth 23% në vitin 2018. Zgjerimi i burimeve financiare në dispozicion u përcaktua gjerësisht prej rritjen e nivelit të transfetave ndërqeveritare: transfertës së kushtëzuar për funksionet e deleguara (ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë).Të ardhurat nga burime vendore rezultojnë gjithashtu në rritje veçanërisht, të ardhurat nga taksat mbi pasuritë e paluajtshme. Të ardhurat nga tarifat vendore shënuan rritje të ndjeshme në vitin 2018 (thuajse u trefishuan nga viti i mëparshëm).

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi ekonomik

Numri i ndërmarrjeve aktive ndoqi prirje rritëse në vitet e fundit, dhe më pas një rënie vjetore prej 5% në vitin 2017. Në terma strukturorë, bizneset janë të përqendruara në prodhimin e shërbimeve dhe pse bizneset që operojnë në fushën e tregtisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë në rënie krahasuar me dy vjet më parë. Rritje u shënua në bizneset që operojnë në sektorin e bujqësisë pyjeve dhe peshkimit.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Mallakastër            865            281               62               16            248                   40              117                 3                 98

 

Sfidat me të cilat do të përballet bashkia

Sfida kryesore e bashkisë së re pritet të jetë ofrimi i shërbimeve publike bazë në kushtet kur ekonomia e zonës është e varfër në burime dhe rrjedhimisht e varfër në të ardhurat fiskale. Investimet e domosdoshme për të ofruar shërbimet bazë janë të larta për shkak të terrenit të thyer kodrinor të zonës dhe largësisë së shumë fshatrave nga kryeqendra e bashkisë.

Një sfidë tjetër me të cilën pritet të përballet bashkia është  dhe mirëmbajtja e infrastrukturës vaditëse të disa dhjetërave rezervuarëve të vegjël, të cilat janë shumë të domosdoshme në kushtet kur zona është e varfër në burime ujore dhe të ardhurat lëvrohen kryesisht nga bujqësia dhe blegtoria.

Pastrimi dhe rikuperimi mjedisor nga ndotja e shkaktuar nga puset e naftës që tashmë janë drejt tharjes është gjithashtu një sfidë, por nga ana tjetër, marrja dhe mirëmenaxhimi i rentës minerare nga puset funksionale pritet të jetë një nga burimet kryesore të bashkisë së re.

Një nga sfidat e identifikuara nga popullsia e zonave rurale të kësaj bashkia lidhet veçanërisht me krijimin e sistemeve komunitare të grumbullimit dhe tregtimit të prodhimeve të drurëve frutorë, për të cilën bashkia e re nevojitet t’a përfshijë në politikat e saj integruese, duke balancuar në këtë mënyrë mbështetjen për zonën urbane dhe atë rurale në përbërje të saj.

  1. Edukimi
  2. Shkolla te mesme,
  3. 9 vjecare dhe
  4. Kopshte ne total dhe sipas njesive administrative
  5. Cerdhe

Arsimi

Zona e Bashkise Mallakaster ka 3 shkolla te arsimit te mesem, 17 shkolla te arsimit 9-vjeçar si dhe 30 kopshte/çerdhe. Sipas te dhenave te Bashkise, numri mesatar i nxenesve per klase eshte jo i larte krahasuar me shkolla te qyteteve me te medha si

Bashkia

Mallakaster

Shkolla

te

Mesme

Nr.

Nxenesve

Shkolla

9-vjeçare

Nr.

Nxenesve

Nr. Nxenesve/

Arsimi fillor

Kopshte/Cerdhe
  3 846 17 2834 712 30

 

Sipermarrja private:

  1. Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik,
  2. lista e nderrmarjeve me te rendesishme ne total dhe vendodhja ne njesi.

Aktivitetet ekonomike kryesore (me peshe me te madhe) ne njesine administrative Ballsh (qyteti) referuar numrit te te punesurave jane sherbimet qe zene 39.1% te totalit dhe industria (36.4%). Aktivitete te tjera jane tregtia, ndertimi dhe me pak bujqesia. Ne Njesite Administrative te tjera, aktiviteti kryesor eshte bujqesia dhe pyjet (perfshire ullinje, vreshtat dhe fruktarine), qe varion nga 58.5% ne Fratar ne 91.4% ne Ngracen.

Bujqesia eshte nje nga sektoret me te rendesishem te prodhimit ne vend krahas sektorit te sherbimeve dhe ndertimit si dhe burim kryesor i punesimit duke kontribuar ne nivelin rreth 20% te PPB, dhe afersisht 50% te numrit total te punesuarve. Sektore te tjere te rendesishem jane ndertimi (10.41%), tregtia, transport, komunikacion, aktivitete profesionale rreth 23.02%, ndersa se bashku industria e prodhimit dhe perpunimit dhe industria nxjerrese perbejne 9.79% te vleres se shtuar

Bujqesia

Kushtet klimaterike (klimë mesdhetare me dimer te bute e te lagësht dhe vere te nxehte e te thate), cilesia e tokes se zones dhe burimet ujore favorizojne zhvillimin emjaft kulturave bujqësore ne pemetari, ullinj, vreshta dhe pyje. Zona e Bashkise Mallakaster ka një reliev kodrinor – fushor ne te cilen rreth 2/3 eshte zone kodrinoredhe 1/3 zone fushore e cila shtriet pjeserisht ne brigjet e lumit Vjosë (fusha e Çorrushit, Kutës, Hekal, Mollaj dhe Rromës).

Toke are 8774.1 Ha,

Pemtore 686.37 Ha

Vreshta 150.9 Ha

Ullishte 1624.8 Ha

Përfshirja në projekte.

STAR 2

USAID “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore”

Bashkitë për në Evropë”

Bashki të forta.

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Mallakastrës përfshihet; Hekal.

Kryetari i Bashkisë Mallakastër: Qerim Ismaili

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Mbarime Isufaj

Këshilli Bashkiak: 21anëtarë

Numri i punonjesve.  434

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *