Libohovë

Bashkia Libohovë

Sipërfaqja: 248.24 km2

Popullsia: 7,052

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Libohovë                             3500

* Zagori                                  1150

* Qendër Libohovë                 250

GJITHESEJ                          7150    

Numri i fshatrave: 17

Fshatra Turistikë: Nepravishtë, Labovë e Kryqit, Sheper, Zhej

Pozita Gjeografike

Libohova kufizohet në veri me bashkinë Këlcyrë, në lindje me Bashkinë Përmet, në jug me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Gjirokastër.

Profili

Zona që përfshihet në bashkinë e re është e pasur me monumente arkeologjike, historike, monumente kulti dhe natyrore, me vlera unike në llojin e vet, të vizitueshme në çdo kohë dhe të njohura ndërkombëtarisht. Libohova mban rekord në Shqipëri për shumëllojshmërinë e bimëve medicinale . Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfshirë bashkinë e Libohovës në projektin “Rilindja Urbane” duke rikualifikuar qendrën e qytetit.

Zhvillimi ekonomik

Bizneset janë të përqendruara në prodhimin e të mirave, bujqësisë pyjeve dhe peshkimit. Në rritje rezultojnë gjithashtu bizneset që operojnë në fushën e akomodimit dhe shërbimit ushqimor në vijim të investimeve të reja në turizëm. Administrimi i të ardhurave nga bujqësia, nga blegtoria, fuqizimi dhe nxitja e bizneseve dhe  promovimi i produkteve të zonës mbeten sfida për t’u përballuar nga bashkia e re e Libohovës.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Libohovë

Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore krijon premisat e zhvillimit të agroturizmit në këtë zonë, por cilësia e keqe e rrugëve lidhëse mes Libohovës dhe fshatrave që e rrethojnë e vështirëson këtë mundësi. Në këtë drejtim, shumë objekte të trashëgimisë kulturore mbeten të paarritshme për turistët potencialë. Një sfidë është zhvillimi i markës së prodhimeve blegtorale të Libohovës. Restaurimi i Kalasë së Libohovës dhe disa monumenteve historike mbetet një tjetër sfidë për bashkinë e re, që së bashku me sarajet e bejlerëve të Libohovës mund të kthehen në atraksione turistike të periudhës osmane.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

84% – Buxheti i Shtetit

16% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Bujqesia

Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,

Bashkia Libohove posedon

  • 2984ha pyje
  • 9043ha kullota

Nga keto

  • Njesia adm.Qender, pyje 806 ha dhe kullota 2461 ha
  • Njesia adm.Zagori pyje 2178 ha dhe kullota 6582 ha

Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne  Bashkia Libohove ka ne total. 3258 ha siperfaqe bujqesore, nga keto:

  • Njesia Qender 2294 ha
  • Njesia adm.Zagori 964 ha

Prodhime bujqesore

  • Drithera=1067 ton
  • Perime =70 ton
  • Bime mjekesore=4 ton
  • Foragjere=971 ton
  • Fruta=132 ton

Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,

Bashkia Libohove ka ne total 44km kanale ujitese dhe kulluese te ndara si me poshte

  • Njesia adm.qender: 30km
  • Qyteti Libohove: 14km

Mbulimi me kullim dhe vaditje.

  • Mbulimi me kullim: 60%

Mbulimi me vaditje:   30%

Siperfaqet e gjelbra ne bashkine Libohove

Qyteti Libohove

  1. lulishte publike =3000m2 me lloje te ndryshme ligustra,trendafila,dafine,etj
  2. lulishte familjare =45000m2 me lloje te ndryshme ligustra,trendafila,dafine,etj.
  3. rruge te brendshme te gjelberuara 2000m2me blira,pisha,panje amerikane.
  4. siperfaqe pyjore :540.75 ha me drure te ndryshem fletore =474.75 ha dhe halore =66 ha.

Njesia administrative Zagori

  1. lulishte=200m2 me lloje te ndryshme ,trendafila ,dafineetj,
  2. lulishte familjare=28000 m2 me lloje te ndryshme ligustra,trendafila,dafina etj.
  3. rruge te brendshme te gjelberuara 300m2 me blira,panje amerikane.
  4. siperfaqe pyjore :239.25ha me drure te ndryshem halore.

Njesia administrative Zagorie

  • lulishte=150 m2 me lloje te ndryshme trendafila etj.
  • lulishte familjare 10000 m2 me lloje te ndryshme ligustra, trendafila,dafine,etj.
  • rruge te brendshme te gjerlberuara 200 m2 me blira, pisha panje amerikane.

siperfaqe pyjore :3161.04 ha me drure te ndryshem haloire =3131.04.

Mbulimi me ndricim

Perveç qytetit qytetit Libohove, bashkia mbulon me ndriçim edhe 17 fshatrat e sa.

-Libohova edhe 17 fshatrat

Sherbimi me uje dhe kanalizime, mbulimi ne %

Bashkia Libohove mbulon me kanalizime 30 % te territorit te saj dhe 100%  te territorit  me uje

Mbulim me sherbim pastrimi ne %

Bashkia Libohove mbulon me sherbim pastrimi 50%te territorit te saj.

Edukimi

Institucionet arsimore ne bashkine Libohove

  • 1 shkolle e mesme “11 Shkurti” Libohove
  • 5 shkolla 9-vjeçare
  • 4 kopshte, nga keto
  • 1 kopesht ne Bulo
  • 1 kopesht ne Nepravishte
  • 2 kopshte ne Libohove

Sipermarrja private:

Bashkia e Libohovës paraqet një zonë ekonomike mikse me sektor dominant bujqësinë dhe blegtorinë. Sektorët të tjerë me peshë të vogël janë tregëtia dhe shërbimet. Punësimi sipas degëve të ekonomisë për bashkinë Libohobvë paraqitet si vijon: 36.5% në bujqësi, 23.9% në industri, 39.64% në shërbime.

Nderrmarrjet me te rendesishme dhe  sipas aktivitetit ekonomik:

  • Amita “Partner Ballkani”
  • Furrat e bukes
  • Baxhua ,perpunim qumeshti Fredi
  • “Living Water” fabrike uji ne Zagori

Projektet:

Kryetari i bashkisë: Luiza Mandi

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Kujtim Mushi

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 15

Numri i punonjësve të administratës: 82

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *