Kolonjë

BASHKIA  KOLONJE  

Popullsia : 11.070  banore  ( 19.919 sipas RGJ Civile)

Siperfaqja :864.06 km2

7 Njesite administrative :Erseke

*Qender Erseke

*Leskovik

*Qender Leskovik

*Novosele

*Barmash

*Mollas

*Clirim.

Fshatra gjithesej : 76

Fshatra turistike : Rehove,Borove

Zona Gjeografike: Bashkia Kolonjë kufizohet në veri me bashkitë Devoll dhe Korçë, në perëndim dhe jug me bashkinë Përmet, ndërsa në lindje me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Ersekës.

Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative, të cilat janë: Ersekë, Qendër Ersekë, Leksovik, Qendër Leksovik, Novoselë, Barmash, Mollas dhe Çlirim. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Kolonjës dhe qarkut të Korçës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Ersekë dhe Leskovik) dhe 76 fshatra.

 Profili i bashkisë

Zona kryesisht malore. Përveç emigracionit, zona ka pasur edhe largim masiv të banorëve drejt qendrave urbane duke sjellë braktisje të fshatrave ose popullim të pakët të tyre dhe duke e bërë zonën me densitet më të ulët të popullatës banuese në vend. Për shkak të pozicionit, zona e thellë nuk arrin të tërheqë investitorët dhe frenon hapjen e bizneseve, duke krijuar mundësi të pakta punësimi të cilat do të mund të kapërceheshin nëpërmjet ngritjes së ndërmarrjeve fasone, fabrikave të përpunimit të qumështit, etj.

Përgjatë viteve të fundit hov ka marrë kultivimi i bimëve medicinale por edhe grumbullimi i tyre në malin e Gramozit, duke i orientuar banorët drejt gjetjes së një zgjidhje për sigurimin e të ardhurave. Në zonën e Leskovikut potencialet turistike janë të shumta por distanca nga zonat e rëndësishme urbane të vendit, si dhe mungesa infrastrukturore i ka lënë të pashfrytëzuara ndërsa banorët ruajnë ende traditën e vreshtarisë dhe prodhimit të verës në mënyrë artizanale.Fshatrat Rehove e Borove jane perfshire ne projektin kombetar te “100 fshatrave”.

Traditat kulturore dhe folklorike janë ruajtur mjaft mirë nga banorët por mbetet problematike organizimi i aktiviteteve dhe mbështetja financiare e tyre për përfaqësimin në një hapësirë më të gjerë.

Sfidat me të cilat  përballet pushteti vendor

Bashkia e Ersekës fillimisht përballet me vështirësitë e menaxhimit të një hapësire të madhe, ku përfshihet edhe zona e Leskovikut dhe harmonizimi i bashkëjetesës dhe ndërveprimit mes banorëve në zonat rurale dhe ato urbane. Kanalizimi i problematikës së shpërndarjes së investimeve mes zonave të cilat prioritet kanë bujqësinë, blegtorinë dhe vreshtarinë dhe qytetit që ka papunësi të theksuar identifikohet si një nga sfidat kryesore të banorëve të bashkisë së re.

Përcaktimi i kapaciteteve ekonomike dhe  i burimit të  ardhurave të njësisë së re vendore nga njëra anë dhe rikthimi i banorëve drejt kultivimit të tokave të lëna djerrë për shkak të mungesës së infrastrukturës në vaditje dhe kullim nga ana tjetër kërkon një strategji të mirëpërcaktuar për bashkinë e re. Zhvillimi i blegtorise do te jete nje mundesi e mire e zhvillimit ekonomik.

Në rrethin e Kolonjës zonat turistike ndahen në të pashfrytëzuara ose të shfrytëzuara keq. Një pjesë e bukurisë natyrore të saj po shkatërrohet si pasojë e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve. Përveç kësaj janë dhjetëra banesa të patriotëve të braktisura dhe të rrënuara, ndërsa mungojnë muzetë të cilët do të ishin një atraksion turistik i padiskutueshëm dhe që mund të tërhiqnin më tepër turistë kulturorë edhe nga shteti grek, sidomos nëse do të forcoheshin politikat për marrëdhëniet e bashkëpunimit.

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Kolonjë  695  397  41  9  95  24  66  5  58

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetari i bashkise: Erion Isai

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Ilirjan Hyseni

Nr.i keshilltareve : 15

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *