Në vijim të proçesit për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030, Ministria e Brendshme dhe #AMVV me mbështetjen e Bashki të Forta, një projekt i Ambasadës Zvicerane, kanë zhvilluar një workshop dy ditor.
Ekipi i ekspertëve prezantuan gjatë ditës së parë të workshopit gjetjet dhe rekomandimet në fushat:
Administrimi Publik
Standardet e Menaxhimit të Performancës dhe Shërbimit
Menaxhimi i Mbetjeve
U diskutua ecuria në hartimin e raporteve për këto fusha dhe përfshirja e rekomandimeve në Strategjinë e re të Decentralizimit.
Dita e dytë e workshopit u fokusua në gjetjet dhe rekomandimet në fushat:
Shërbimi i Arsimit Parashkollor
Promovimi i Barazisë Gjinore
Pjesëmarrja Publike dhe Këshilli Lokal
Ky workshop pasqyroi punën analitike dhe cilësore të ekspertëve, e cila i shërben dhe lehtëson proçesin për hartimin e draftit të parë të Strategjisë së re Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030.