Vizita Studimore nga institucionet koordinuese dhe kontribuese në Kapitullin 22 në Bruksel

Vizita Studimore me pjesëmarrjen e nivelit të lartë të përfaqësisë nga institucionet koordinuese dhe kontribuese në Kapitullin 22 të negociatave u realizua në data 08-09 Dhjetor 2022, në Bruksel, me kërkesën e Autoriteteve Shqiptare në DG Near dhe DG Regio.
Vizita shërbeu për të kuptuar pritshmëritë dhe kërkesat e Komisionit nga Autoritetet Shqiptare për Kapitullin 22 në vitin e ardhshëm. Në fokus të vizitës studimore ishte njohja me statusin aktual të politikës së kohezionit territorial dhe cështjeve urbane si pjesë e procesit të negociatave, këshillat dhe rekomandimet se si të krijojmë bashkëpunim me vendet e tjera anëtare dhe ato kandidate dhe të ndajmë përvojën mes nesh si një parapërgatitje përpara procesit të screening.
Ndër të tjera, vizita ndihmoi në vendosjen e marrëdhënieve për të lehtësuar dhe nisur një komunikimin më të shpejtë në nivelet e politikave dhe ekspertëve në procesin e negociatave në DG Near dhe DG Regio, si dhe për të kuptuar më mirë procesin e negociatave, metodologjinë aktuale dhe rrjedhën e informacionit në këtë rrugëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *