Grupi teknik, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të AMVV, ka përfunduar procesin e hartimit të draftit të Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 -2030 dhe kanë filluar procesin e konsultimit të këtij dokumenti me përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore. SKNDQV është një dokument bashkëkohor që konsolidon arritjet dhe përvojën e Qeverisjes Vendore në Shqipëri dhe përcakton sipas standardeve Europiane rrugëtimin modern të Vetëqeverisjes Vendore.

