Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Manualet Orientuese “Për implementimin e strukturave dhe organikave në njësitë e vetëqeverisjes vendore” janë hartuar, sipas grupimit që i përket secila bashki në varësi të numrit të popullsisë. Qëllimi themelor është përmirësimi i efektivitetit të qeverisjes vendore në ushtrimin e funksioneve dhe ofrimin e shërbimeve publike, duke integruar bashkërisht një sërë hapash konkretë në avancimin e mëtejshëm të kësaj iniciative të përbashkët. Manualet qartësojnë funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, duke kryer një ndarje solide ndërmjet strukturave, të cilat hartojnë politika dhe strukturave që i zbatojnë ato. Në këto materiale shpjegohet organizimi i strukturave në mënyrë të përgjithshme duke bërë një përshkrim të shkurtër të detyrave funksionale dhe përgjegjësive ligjore.

MANUAL ORIENTUES PËR STRUKTURAT DHE ORGANIKAT E GRUPIMIT I DHE II TË BASHKIVE  0-50 000

MANUALI ORIENTUES PËR STUKTURAT DHE ORGANIKAT E GRUPIMIT TË III TË BASHKIVE  50 000 – 100 000

MANUAL ORIENTUES PËR STRUKTURAT DHE ORGANIKAT E GRUPIMIT IV DHE V TË BASHKIVE 100 000-200 000