Shijak

PROFILI I BASHKISË SHIJAK

1.     Një vështrim i përgjithshëm

Sipërfaqja: 9219 km2

Popullsia: 45457 (gj.civile). 34123 (censusi 2011)

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                           Shijak                                            9661

*                                                           Maminas                                         5463

*                                                           Xhafzotaj                                        14727

*                                                           Gjepalaj                                         16.255

            GJITHËSEJ               45457                                         10512

Numri i fshatrave: 39

Zona Gjeografike:  Shijaku kufizohet në veri, perëndim dhe jug nga bashkia Durrës dhe në lindje nga bashkitë Vorë dhe Tiranë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shijakut.

Profili i BashkisëBashkia Shijak shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore përgjatë lumit Erzen.

Shijaku është një qytet i pasur me burime ujore, ekonomia në vend është e  orientuar kryesisht te tregtia, industria fasone dhe ajo përpunuese e prodhueseKëto biznese operojnë kryesisht në fushën e shërbimeve, tregtisë dhe me pak në fushën e prodhimit dhe ndërtimit.

Karakteristikë e komunitetit është kultivimi i perimeve e foragjereve dhe zgjerimi gjithnjë në rritje i sipërfaqes së vreshtave, pemëtoreve dhe ullishtave, dhe në zonat kodrinore kultivimi i barbunjës së hershme dhe i bostanoreve.

Legalizimi i banesave të ndërtuara pa leje është një shqetësim i vazhdueshëm i banorëve të qytetit siçështë edhe transporti i dobët publik drejt Durrësit, ku një pjesë e popullsisë udhëton për të punuar.

Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Shijak kanë ndjekur prirje rritëse në tre vitet e fundit. Pas një zgjerimi me rreth 7.2% në terma vjetorë në vitin 2017, rritja e burimeve financiare u moderua në rreth 19% në vitin 2018. Rritja e burimeve financiare në dispozicion u përcaktua gjerësisht prej rritjes së nivelit të transfertave ndërqeveritare: transfertës së pakushtëzuar dhe specifike, dhe transfertës së kushtëzuar për funksionet e deleguara (ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë). Të ardhurat nga burime vendore megjithatë rezultojnë në rënie veçanërisht, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Ndërsa të ardhurat nga tarifat vendore, shënuan rritje të konsiderueshme në vitin 2018 me rreth 30% në terma vjetorë.

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi ekonomik

Numri i ndërmarrjeve aktive në bashkinë Shijak lexon luhatje përgjatë viteve të fundit me një rënie vjetore prej 6%. Në terma strukturorë, bizneset janë të përqendruara në prodhimin e shërbimeve, kryesisht ato tregtare dhe më pak ato të të mirave të industrisë së lehtë. Në rënie rezultojnë gjithashtu bizneset që operojnë në fushën e tregtisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor si dhe ndërtimit.

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Shijak         1,067            122            140               33            443                   54              117                 8               150

 

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor

Hartimi i një plani zhvillimor për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të resurseve bujqësore si dhe për të lehtësuar pajisjen me infrastrukturë të qendrave të banuara është një sfidë imediate për bashkinë e re.

Ndalimi i gërryerjes së mëtejshme të shtratit të lumit Erzen si dhe mbrojtja e tokave sakaq të rrezikuara nga erozioni përmes ndërtimit të barrierave artificiale janë një sfidë tjetër.

Shijaku ka mundësi të mira për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë duke qenë pranë tregjeve të mëdha konsumatorë si Tirana dhe Durrësi por fermerët kërkojnë më shumë industri përpunuese, pika grumbullimi dhe shpërndarjeje, thertore apo shërbime frigoriferike për të maksimizuar të ardhurat nga bujqësia.

Furnizimi me ujë të pijshëm të komunitetit, duhet të jetë prioritet për qeverisjen vendore në Shijak. Furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra bëhet me burime natyrore ,(kroje dhe puse ).Po kështu dhe kanalizimi i ujërave të zeza dhe të bardha është një tjetër sfidë për drejtuesit e pushtetit vendorë.

Mënyra më e përhapur për sistemimin e ujërave të zeza në fshatra është ajo me gropa septike individuale, mosfunksionimi i të cilave shpesh sjell rrjedhjen e tyre duke shkaktuar probleme me mjedisin. Po kështu, drejtuesit e rijë duhet të mendojnë për hartimin e projekteve për vaditjen e tokave bujqësore të  fshatrave të zonës, ku thatësira shkatërron pjesën më të madhe të prodhimit të banorëve. Përpunimi i mbeturinave është një tjetër shqetësim që përballen banorët e zonës.

Edukimi

Shkolla te mesme, 2
9 vjecare dhe 14
kopshte ne total dhe sipas njesive administrative 4
Cerdhe 2

 

Objektet Arsimore dhe numri i nxenesve sipas Njesive Administrative

  Parashkollor Arsimi 9-vjeçar Arsimi i mesëm Totali
          Objekte Arsimore 4 14 2 20
           Numri i nxenesve 604 2,688 482 3,774
                 NjA Shijak 236 839 362 1,437
   NjA Xhafzotaj 226 994 0 1,220
  NjA Maminas 72 431 120 623
  NjA Gjepale 70 424 0 494

 

Bujqesia

Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative, Siperfaqe pyjore 11 km2,  460 ha pyje, 32 ha kullota dhe 58 ha toke inproduktive (jo e punueshme)
Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total. Bashkia Shijak ka 6,774 ha toke bujqesore (are)

Në Bashkinë Shijak ka afro 143581 rrënjë pemë frutore. Bashkia ka 121042 rrënjë ullinj, nga të cilat 492.8 ha në blloqe. Bashkia Shijak ka 183 ha vreshta dhe 73760 pjerrgulla me një prodhim tërësor prej 3561 ton rush. Në këtë Bashki gjejmë edhe 27642 rrënjë agrume

Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative, 120 km kanale kullues, Kanalizime per vaditje 13km. Për kullimin e fushave të zonës së Shijakut shërbejnë një sëre kanalesh kullues ndër të cilët mund të përmendim Skemen Kulluese, Shën Vlash-Det DRK-5 sipërfaqe drenazhuese 1600 ha, Kolektori i Jubës DRk-14 sipërfaqe drenazhuese 3300ha dhe derdhjen në lumin e Erzenit; DRK-7 sipërfaqe drenazhuese 1700ha. Për ujitjen e fushave të Shijakut përdoret kanali ujitës Çallik-fusha e Durrësi, i cili është një nga kanalet kryesore të kësaj zone, përveç këtij kanali i cili furnizohet me ujë nga lumi Erzen ka dhe një sërë kanalesh të parë dhe të dyta të cilët së bashku kanë një gjatësi prej 154km dhe ujisin një sipërfaqe prej 5526ha. Pjesë e sistemit të ujitjes janë dhe një sërë rezervuarësh si ai i Gjepalajt volum uji (0.2Mm3), Karpenit volum uji (1.45 Mm3), Çallikut voum uji (6.3 Mm3)
Mbulimi me kullim dhe vaditje. 103 km kanale ujites.

 

Sipermarrja private:

Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik, Aktualsht jane te rregjistruar rreth 842 biznese gjithsej, ku pjesen me te madhe prej 642 ose 76% e perben biznesi i vogel. Pjesa me e madhe e bizneseve te vegjel, rreth 29.8% jane perqendruar ne NjA Shijak dhe 32.8% ne NjA Xhafzotaj. Ndersa biznesi i madh është përqëndruar kryesisht në Xhafzotaj, ku veprojnë rreth 130 biznese ose 65% e totalit të bizneseve të mëdhenj.

 

Përfshirja në projekte.

STAR 2

Bashkitë për në Evropë

Bashki të forta.

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Shijakut përfshihen ; Gjepalaj/Maminas, Metaliaj.

Kryetari i Bashkisë Shijak: Elton Arbana

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Taulant Xheraj

Këshilli Bashkiak: 21 anëtarë

Numri i punonjësve: 195

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *