Mbledhja e Parë e Grupit Ndër Institucional të Punës (GNIPE) për Kapitullin 22

Proçesi i negociatave të anëtarësimit në BE është një proces i rëndësishëm dhe transformues për Shqipërinë. Gjithashtu është një mundësi për transferimin e njohurive institucionale nga BE-ja në vendin tonë, me qëllim ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme institucionale në të mirë të vendit dhe qytetarëve.
Nisja e procesit të negociatave të anëtarësimit në BE shënon fillimin e një faze të re në marrëdhëniet BE- Shqipëri.
Një nga politikat që lidhet drejtpërdrejtë me zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë së vendit është Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore.
Nën drejtimin e Zëvendësministres së Brendshme, Znj. Romina Kuko si Kryetare e Negociatave për Kapitullin 22, i mbështetur nga Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore – Sekretariat Teknik, u zhvillua Mbledhja e Parë e Grupit Ndër Institucional të Punës (GNIPE) për Kapitullin 22, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet përgjegjëse për politikën e kohezionit dhe tematika të tjera që reflektojnë zhvillimin rajonal përfshirë mekanizmat e menaxhimit financiar dhe kontrollit.
Në takim ishin të pranishëm dhe organizata ndërkombëtare si EU Delegation, UNDP, SIDA, SDC dhe përfaqësues nga Programi i Zhvillimit Rajonal 4 që aktualisht po asiston AMVV – Sekretariatin Teknik për mbështetjen organizative dhe koordinuese të Kapitullit 22 .
Kapitulli 22 është një nga kapitujt më sfidues pasi mbulon politika dhe procese komplekse dhe për t’u përgatitur për politikën e kohezionit, vendi duhet të përballet me reforma serioze dhe të ndërtojë kapacitete të reja jo vetëm në nivelin e administratës qendrore, por edhe në nivelin e përfituesve të ardhshëm.
Në seksionin e parë të këtij takimi, të moderuar nga Znj. Kuko dhe Z. Skënderi, u prezantuan Termat e Referencës për rikompozimin e GNIPE si dhe ndarja në nën-grupet GNIPE.
Gjatë këtij seksioni, Znj. Sylvia Vassikova, Eksperte Ndërkombëtare e RDPA4, prezantoi mësimet e përftuara nga praktika e vendeve të anëtarësuara si dhe rëndësinë e Kapitullit 22 për gjithë proçesin e anëtarësimit në BE.
Në seksionin e dytë të takimit të moderuar nga Znj. Kuko dhe nga Zyra e Kryenegociatorit, u diskutua përditësimi i Planit Kombëtar për Integrimin Evropian – 2023 -2025 si dhe kalendari i aktiviteteve për Kapitullin 22.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *