61 Koordinatorët e BE në Bashkitë e Shqipërisë marrin njohuritë e duhura në lidhje me komunikimin institucional

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

61 Koordinatorët e BE në Bashkitë e Shqipërisë marrin njohuritë e duhura në lidhje me komunikimin institucionalPas sesionit të plotë të trainimit në qytetin e Vlorës me 30 koordintarorë lokalë të BE që administrojnë Këndet e BE në 61 bashki të vendit, cikli i ngritjes së kapaciteteve të tyre vijoi në qytetin e Krujës në datat 15 dhe 16 Mars 2018, me pjesën tjetër.Ashtu si në trainimin e parë, në fokus të këtij sesioni, edhe për pjesën tjetër të koordinatorëve, ishte metodologjia e komunikimit ndërveprues e Këndeve të BE me faktorë të ndryshëm institucionalë, vendas dhe të huaj, në funksion të administrimit të proçeseve të përditëshme të punës së Këndit të BE.

Në kuadër të ngritjes së aftësive komunikuese të koordinaorëve të BE në secilën bashki, projekti “Bashkitë për në Evropë” parashikoi një ndërthurje të teorisë më praktikën. Gjatë sesionit të trainimit, koordinatorët patën mundësi të hynë dhe ndërveprojnë në situata konkrete me ndihmën e ekspertëve të projektit.

Gjatë trainimit në qytetin e Krujës morën pjesë edhe përfaqësues të Agjensisë në Mbështetje të Vete-Qeverisjes Vendore (AMVV), të cilët ndjekin nga afër punën e projektit.

Në ngritjen e kapaciteteve të Koordinatorëve vendorë projekti “Bashkitë për në Evropë” bashkëpunon ngushtësisht me Shkollën Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), e cila në fund të ciklit të trainimeve, do të jetë edhe çertifikuesja zyrtare e tyre.

Projekti Bashkitë për në Evropë, i mbështetur nga Delegacioni i BE në Tiranë, ka në qendër të vëmendjes ndër të tjera, edhe ngritjen e kapaciteteve të administratave vendore në lidhje me zbatimin e standarteve evropiane në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të tyre.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”5058,5057,5056,5055,5054,5053,5052,5051,5050,5049,5048″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *