Pustec

BASHKIA  PUSTEC

Popullsia : 3.290 banore  ( 5.191 sipas RGJ Civile )

Siperfaqja : 198.68 km2

Njesi administrative :

* Pustec

Fshatra gjithesej : 9

Fshtra turistike : Zaroshka

Zona Gjeografike: Pusteci kufizohet në perëndim me bashkitë Pogradec dhe Maliq, ndërsa në veri dhe lindje me Republikën e Maqedonisë. Kryeqendra e bashkisë së re është fshati i Pustecit.Njësia administrative është aktualisht pjesë e rrethit të Korçës dhe qarkut të Korçës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj 9 fshatra.

 Profili i bashkisë  

Kjo bashki popullohet nga minoriteti maqedonas, i cili pavarësisht se gëzon unitet të plotë, përballet me vështirësi për shkak të papunësisë dhe nivelit minimal të ardhurave. Minoriteti ruan marrëdhënie të forta me Maqedoninë, kryesisht në aspektin tregtar duke blerë me shumicë përtej kufirit, ndërsa dy prej projekteve më të mëdha janë ajo e Parkut Kombëtar të Prespës dhe projekti për linjën e tragetit mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Këto projekte do të nxisnin turizmin si dhe organizimin e guidave të përbashkëta turistike dhe transportin e vizitorëve mes tre shteteve.Pusteci është një zonë e favorshme për zhvillimin e turizmit veror.  Mikroklima e pasur, liqeni i Prespës, pamjet e  bukura panoramike me një ndërthurje harmonike të peizazhit, gatimet tradicionale, ndërtesat e vjetra buzë liqenit të Prespës nga shekujt 13 dhe 14, si dhe ishulli i Maligradit janë atraksionet kryesore të kësaj zone aspak të promovuar deri më tani në këtë aspekt. Liqeni i Prespës, përveç bukurisë natyrore që ofron, shquhet dhe për florën dhe faunën e pasur, duke u bërë strehë për shumë koloni zogjsh, disa prej të cilëve në zhdukje.

Në ekonominë e Pustecit përfshirja në punët  bujqësore është tejet e kufizuar për shkak të rendimentit të ulët nga terreni i thyer dhe mungesa e vaditjes, si dhe mungesës së tregut.

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Një ndër sfidat kryesore të identifikuara me të cilën do të përballet bashkia e re është ngritja dhe mirëmbajtja e një rrjeti të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve, si dhe menaxhimi i mbetjeve urbane në mënyrë që të evitohet ndotja e zonave të banuara por dhe ujërave që derdhen në Liqenin e Prespës.

Sfidë për t’u tejkaluar mbetet përmirësimi i infrastrukturës rurale dhe sistemit të vaditjes, që do të sjellë rritjen e prodhimit,  por edhe orientimi i banorëve drejt bashkimit të tokave ne formë kooperative me qëllim përfitimin nga politikat dhe subvencionet e shtetit për këtë sektor.

Një sfidë tjetër është dhe ajo lidhur me infrastrukturën e keqe ndërlidhëse mes fshatrave të kësaj bashkie dhe qendrës së saj, e cila nën bashkinë e re do të vështirësonte dhe më tej marrjen e shërbimeve nga ana e të gjithë komunitetit. Gjithashtu, pushteti i ri vendor duhet që të prioritizojë nevojën e hartimit dhe zbatimit të politikave që mbështesin dhe nxisin turizmin e qendrueshëm lidhur me liqenin dhe parkun kombëtar rreth tij. Për këtë qëllim është e nevojshme jo vetëm zgjidhja sa më e shpejtë e problematikave të mësipërme, por dhe promovimi i zonës dhe orientimi i banorëve drejt krijimit të hapësirave akomoduese të turizmit familjar.Zaroshka eshte nje fshat I kesaj bashkie I perfshire ne projektin e “100 fshatrave”.

Zonës i mungojnë aktivitetet kulturore ndërsa shkak mbetet mungesa e fondeve por kjo rrezikon zhdukje të vlerave folklorike, këngëve dhe valleve të zonës, duke e vënë bashkinë përballë sfidës për sigurimin e të ardhurave dhe financimeve në këtë fushë. Mungesa e një biblioteke me libra në të dyja gjuhët është një tjetër mangësi identifikohet në këtë drejtim.

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Pustec  118  87  c    14  3  8    4

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetar i Bashkise : Pali Kolefski

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Silvana Sotiri

Nr.i keshilltareve : 15

 

Projektet:

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]  Alb 1rst Report Municapalities for Europe Project  [/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]  Te dhena mbi Projektet STAR2  [/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *