Bashkia Lezhë
Sipërfaqja: 509,1 km2
Popullsia: 106.245 banorë
Njësitë Administrative Nr.Banorë Nr.Familje
- Lezhë 31.429 9.653
- Shëngjin 12.798 3.696
- Zejmeni 9.691 2.666
- Shënkoll 16.971 4.716
- Balldre 10.971 2.956
- Kallmet 7.333 1.895
- Blinisht 5.770 1.555
- Dajç 7.233 2.103
- Ungrej 2.916 983
- Kolsh 7.297 2.060
Gjithsej 112.350 32.283
Fshatra total: 65 Fshatra
Fshatra turistike: Fishtë,Ishull Lezhë
Pozita Gjeografike
Lezha kufizohet në veri me Bashkitë e Vaut të Dejës dhe Pukës, në perëndim me Detin Adriatik, në lindje me Bashkinë e Mirditës dhe në jug me Bashkinë Kurbin. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Lezhës.
Profili i Bashkisë Lezhë
Bashkia e Lezhës shtrihet në një zonë të ulët dhe bregdetare, me lartësi 5 metra mbi nivelin e detit. Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore e bën këtë bashki një destinacion tërheqës për turizmin kulturor.
E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kunë e Vain si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt.
Zhvillimi Ekonomik
Vitet e fundit, industria e përpunimit të peshkut në rajonin e Lezhës ka njohur investimet më të mëdha në rang vendi, sa i përket ngritjes së stabilimenteve të peshkut.
Pozicioni i favorshëm gjeografik mundëson akses në të mirat bujqësore, të agrikulturës, blegtorisë dhe peshkimit, të cilat ndikojnë gjithashtu në potencialin ekonomik dhe rritjen e punësimit në Bashki. Gjithashtu zona e Zadrimës, e cila shtrihet në pjesën veriore të bashkisë është një atraksion i agro-turizmit dhe të ushqimit të ngadaltë.
Plazhet e Shëngjinit, Tales, Kunes, Ranës së Hedhur janë një atraksion për turistët e huaj dhe vendas duke sjellë të ardhura ekonomike për zonën.
Bashkia | Viti 2018 | ||||||||
Gjithsej | Bujqësia pyjet dhe peshkimi | Industria | Ndërtimi | Tregtia | Tranporti e Magazinimi | Akomodimi dhe shërbimi ushqimor | Informacioni e Komunikacioni | Shërbime të tjera | |
Lezhë | 3,448 | 823 | 180 | 132 | 1,096 | 114 | 538 | 27 | 538 |
Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Lezhë
Investimet në turizëm përgjatë bregdetit të Shëngjinit dhe lagunës së Kunes duhet të harmonizohen me marrjen e masave në pastrimin e vijës bregdetare dhe ndalimin e erozionit, duke mos harruar pastrimin e grykëderdhjeve të Drinit dhe Matit.
Promovimi i mëtejshëm i trashëgimisë kulturore, historike dhe arkeologjike.
Edukimi
Njësitë Administrative Shkolla të Mesme 9-vjeçare Kopshte
- Lezhë 4 7 10
- Shëngjin 1 9 7
- Zejmen 1 6 6
- Shënkoll 2 5 8
- Balldre 1 5 5
- Kallmet 0 5 4
- Blinisht 1 4 4
- Dajç 1 3 4
- Ungrej 2 3 –
- Kolsh 7.297 2.060
Gjithsej 14 52 54
Bujqësia
Njësitë Administrative Pyje Kullota ha Sip. Bujqësore ha
- Lezhë – –
- Shëngjin 1377 1484
- Zejmeni 2800 1850
- Shënkoll – –
- Balldre 359 2.626
- Kallmet 2433 1873
- Blinisht 1656 4235.40
- Dajç 294 2516
- Ungrej – –
- Kolsh 2290 940.2
- Sipërfaqe bujqësore e mbuluar me ujitje në ha 3150
- Sipërfaqe bujqësore e mbuluar me kullim në ha 7100
- Rrjeti total i kanaleve kulluese në km 1000
- Rjeti i kanaleve ujitëse në km 580
- Sipërfaqe e tokës së kultivuar në ha 8225
- Sipërfaqe e tokës bujqësore në ha 17500
(fondi bujqësor sipas inventarit)
Projekte
- “Bashki Të Forta”
- Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara”Askush Të Mos Mbetet Pas”
- “Bashkitë Për Në Evropë”
- “Star 2”
- “Reload”
Kryetar i Bashkisë: Pjerin Ndreu
Kryetar i Këshillit Bashkiak: Ernest Rakaj
Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 41 Këshilltarë
Numri Total i Punonjësve të Bashkisë 879 Punonjës