Kurbin

Bashkia Kurbin

Sipërfaqja: 269,03 km2

Popullsia:  72.987 banorë

Njësi Administrative              Popullsia         Nr.Familje

  • Laç                                       29.883             9.746
  • Mamurras                          23.746             7.099
  • Milot                                   12.190             3.784
  • Fushë-Kuqja                      9.012               2.421

Gjithsej                        74.830             23.050

Fshatra total: 27 Fshatra

Fshatra turistike: Skuraj

Pozita Gjeografike

Bashkia e Kurbinit shtrihet në Shqipërinë qendrore dhe kufizohet në veri me bashkitë Lezhë dhe Mirditë, në lindje me bashkinë Mat, në jug me bashkitë Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me Detin Adriatik.

 

Profili i Bashkisë Kurbin

Bashkia e Kurbit shtrihet në një zonë bujqësore dhe pjesërisht malore në Shqipërinë qëndrore dhe ka një vijë bregdetare, që shtrihet në rezervatin natyror Patok-Fushë Kuqe.

Kurbini gjendet përgjatë aksit rrugor dhe hekurudhor veri-jug, gjë që ka sjellë edhe zhvillimin e shërbimeve të transportit.

Kurbini ka një reliev të larmishëm, me fusha në pjesën perendimore, në pjesën lindore me male dhe në veri lugina e Matit.

Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zonën e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha). Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike, që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja dhe mëllaga.

 

Zhvillimi Ekonomik

 

Fasoni ka zëvendësuar fabrikat e dikurshme, si burimi kryesor i punësimit në qytet. Megjithatë, sot funksionon vetëm një fabrikë të prodhimit të këpucëve, ku janë të punësuar 100 gra.Pjesa tjetër e bashkisë është zonë bujqësore, ndërsa me rëndësi konsiderohet Laguna e Patokut, e cila është zhvilluar si zonë peshkimi dhe qendër e turizmit ditor.

 

Sipërmarrje

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej Biznese  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Kurbin     1,328                 131          101             50          533                   63                    233                       14               203

 

 

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Kurbin

Bashkia e Kurbinit mund të përfitojë nga pozicioni si nyje lidhëse mes portit të Durrësit, Shkodrës, Kosovës dhe zonës së Dibrës, për të krijuar aktivitet ekonomik.

Mirëmbajtja e infrastrukturës së kullimit dhe vaditjes është një domosdoshmëri për këtë zonë, e cila ka një pjesë të rëndësishme të popullsisë që e nxjerr jetesën nga bujqësia.

Financa

 

 

 

 

 

 

Edukimi

                                                Kopshte           Shkolla 9-vjeçare        Shkolla të Mesme

  • Laç                                       3                                 5                                  1
  • Mamurras                          2                                 8                                  1
  • Milot                                   11                                6                                  1
  • Fushë-Kuqja                      8                                4                                  1

Gjithsej                                           24                    23                                4

 

Bujqësia

kanale vaditëse            511.933 km

kanale kulluese           654      km 

Projekte

  • “Bashki Të Forta”
  • Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara”Askush Të Mos Mbetet Pas”
  • “Bashkitë Për Në Evropë”
  • “Star 2”

 

Kryetare e Bashkisë:                                                Majlinda Cara

Kryetare e Këshillit Bashkiak:                                Edlira Lleshi

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak:               31 Këshilltarë

Numri total i punonjësve të Bashkisë                     401 Punonjës

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *