Fushë Arrës

Bashkia Fushë-Arrëz

Sipërfaqja: 540,42 km2

Popullsia: 11.651 banorë

4 Njësi Administrative

  • Fierzë
  • Blerim
  • Qafë-Mali
  • Iballë

Fshatra total: 35 Fshatra

Fshatra turistike: Kryezi

Kryetar i Bashkisë: Fran Tuci

Kryetar i Këshillit Bashkiak: Pal Peraj

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 15 Këshilltarë

 

Pozita Gjeografike

Fushë-Arrëzi kufizohet në veri me Bashkinë Tropojë, në perëndim me bashkitë Vau i Dejës dhe jug-perëndim me bashkitë Pukë dhe Mirditë. Në lindje kufizohet me bashkinë Kukës. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Fushë-Arrëzit.

 

Profili i Bashkisë Fushë-Arrëz

Bashkia Fushë-Arrëz shtrihet në një zonë malore, me një sipërfaqe te konsiderueshme  pyjore. Bashkia e Fushë Arrëzit është një nga bashkitë më të varfëra në Shqipëri, për shkak të terrenit shumë të thyer malor, rrugëve të këqija dhe mungesës së punësimit.

 

Zhvillimi Ekonomik

Grumbullimi i bimëve mjekësore dhe prodhimeve të dyta pyjore, janë dy sektorë potencialë të cilët gjenerojnë të ardhura për banorët e zonës. Trajtimi më vëmendje i koncesioneve të HEC- eve  në Fushë Arrëz dhe zbatimi detyrimeve të përcaktuara në kontrata, shihet si një mundësi e mirë për të balancuar të ardhurat e pakëta. Pasuritë natyrore të Fushë-Arrëzit, kryesisht ato nëntokësore të shprehura në rezervat e mëdha minerale janë të shumta, ndërsa minierat janë dhënë me koncesion tek firma të ndryshme turke për shfrytëzimin e mineraleve.

Gjithashtu nxjerrja dhe përpunimi i mineralit të bakrit është një burim të ardhurash për bashkinë Fushë-Arrëz.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Fushë-Arrëz            107               18                 7                 6               29                  20                     13               14

 

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Fushë-Arrëz

Rishikimi i koncesioneve të minierave dhe përdorimi eficient i rentës minerare .Promovimi dhe zhvillimi i industrisë së përpunimit të drurit, duke marrë për bazë pasuritë natyrore pyjore të Fushë-Arrëzit si dhe traditat e zonës mund të afrojë një sërë biznesesh të reja në bashki.

Zona e Krrabës dhe e Munellës në bashkinë Fushë-Arrëz, janë si një potencial ekonomik i rëndësishëm.

Zhvillimi i turizmit malor në Fushë-Arrëz, është një potencial ekonomik i rëndësishëm në zona si Kërrabë apoMunella.Gjithashu grumbullimi i bimëve mjekësore dhe prodhimeve të dyta pyjore, janë dy sektorë potencialë të cilët mund të gjenerojnë të ardhura për banorët e zonës.

 

Mbulim me Shërbim Pastrimi

  • i popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave 5.751
  • % e popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave 2%
  • % e territorit që mbulohet me shërbim me grumbullimin e mbeturinave 37%

 

Sipërfaqe pyje  dhe kullota në total dhe sipas njësisë administrative, 95 % e sipërfaqes totale janë pyje dhe kullota

 

Edukimi

Institucione arsimore              2

Shkolla të mesme                    2

Shkolla 9-vjeçare                    6 (12 anekse)

Kopshte                                   5 (1 për çdo njesi administrative)

Çerdhe                                    1

 

Financat

 

 

 

 

 

 

Projekte

  • “Bashki Të Forta”
  • Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara”Askush Të Mos Mbetet Pas”
  • “Bashkitë Për Në Evropë”
  • “Star 2”

 

Kryetar i Bashkisë:                                                   Fran Tuci

Kryetar i Këshillit Bashkiak:                                  Pal Peraj

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak:               15 Këshilltarë

Numri Total i Punonjësve të Bashkisë                    207 Punonjës                          

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *