Trajnimin me temë “Politikat e Bashkimit Evropian në Nivel Lokal”

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Projekti “Bashkitë për në Evropë” përmbylli me sukses trajnimin me temë “Politikat e Bashkimit Evropian në Nivel Lokal” me Koordinatorët Lokalë të Këndeve të BE, 61 Bashkive të Shqipërisë, ASPA si dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore Z. Bekim Murati i cili së bashku me stafin e tij në mbyllje të ketij trajnimi treguan impenjimin maksimal në përkrahje të bashkive dhe gadishmëri për të qënë të pranishëm kudo që ato kanë nevojë për udhëheqje në rrugën drejt zhvillimit dhe suksesit për të arritur standartet e Bashkimit Evropian. Trajnimi u zhvillua në kuader të Komponentit të Rritjes së Kapaciteteve të Koordinatorëve për të rritur informacionin dhe kuptuar në praktikë procesin e integrimit evropian dhe rolin e pushtetit vendor. Me qëllim që të kuptohej sa më qartë roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit evropian, koordinatorët morën njohuri të thelluara në lidhje me rolin dhe efektet e integrimit në qeverisjen vendore, zbatimi i standarteve europiane dhe kritereve të integrimit në nivelin vendor në kuadër të MSA-së. Ata u përfshinë në stimulime të ndryshme tematike mbi përkthimin e standardeve të BE-së në fushën sociale, punësimit, mjedisit, bujqësisë, të drejtat e njeriut, etj. Po në këtë kuadër koordinatorëve ju prezantuan 12 Parimet e Qeverisjes së Mire në Nivelin Lokal të hartuara nga Këshilli i Evropës.
#AMVV #BPE #61BASHKITËESHQIPËRISË #ASPA
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”5175,5176,5177,5178,5174,5173,5172,5171,5170,5163,5164,5165,5166,5169,5162,5161,5160,5159″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *