MIRATIMI I DRAFT RREGULLORES SË BRENDSHME TË FUNKSIONIMIT TË KËSHILLIT KONSULTATIV, DISKUTIME MBI PROJEKTLIGJIN ” PËR FINANCAT E VETËQEVERISJES VENDORE”

Në mbledhjen e parë të Këshillit Konsultativ u diskutuan ligje të rëndësishme të funksionimit të qeverisjes vendore, siç është ligji për financat vendore i cili pas dy akteve që transformuan tërësisht realitetin në bashki, ligji për ndarjen e re Administrative-Territoriale dhe ligji për Vetëqeverisjen Vendore përbën sigurisht një nga ligjet më të rëndësishme për funksionimin dhe vazhdimësinë e reformës Administrative-Territoriale. Këshilli është një nga instrumentët më të rëndësishëm që është ngritur deri më sot që çdo ligj, akt, që lidhet me qeverisjen vendore të konsultohet  me grupet e interesit, ku grupet e interesit më të rëndësishëm janë pa dyshim Bashkitë. Ligji i ri për financat vendore do i nënshtrohet diskutimeve, do  miratohet në qeveri, do diskutohet në Parlament dhe shpresojmë që brenda këtij Parlamenti të miratohet.

              

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *