MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 20.05.2021

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Konsultativ orientuar nga bashkëkryetarët e këshillit organizoi mbledhjen e radhës sot më datë 20.05.2021 .Në këtë mbledhje u diskutuan 6 projektakte nga ministrite e linjës si më poshtë:

@Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Projektvendimi “Për organizimin, funksionimin dhe mënyrën e përfaqësimit të organeve të qeverisjes vendore në Këshillin Konsultativ trepalësh rajonal”

@Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Projektvendimi “Për përcaktimin e detyrave dhe bashkëpunimin e njësive të qeverisjes vendore me shërbimin veterinar”

@Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Projektvendimi “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030” si dhe prezantim i raportit individual për konsultimin publik për këtë projektvendim

Projektvendimi “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare si dhe procedimin e tij për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës”

@Ministria e Kulturës

Projektvendimi “Për caktimin e procedurave dhe mënyrat e administrimit te bazës së të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura”

@Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Projektvendimi “Për miratimin e kostove të përllogaritura për pyllëzim kompensues në rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *