Korçë

BASHKIA KORCE

Popullsia    : 75.994 banore ( 129.065 sipas RGj Civile)

Siperfaqja : 805.99 km2

7 Njesite administrative

*Korce

*QenderBulgarec

*Voskop

*Voskopoje

*Lekas

*Vithkuq

*Mollaj

*Drenove

Fshatra gjithesej : 62

Fshatra turistike : Voskopoje,Boboshtice,Dardhe.

Zona Gjeografike: Korça kufizohet në veri me bashkinë Maliq, në lindje me bashkinë Devoll, në perëndim me bashkinë Skrapar, ndërsa në jug me bashkinë Kolonjë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Korçës.

Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Korçës dhe qarkut Korçë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 62 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu

Profili i bashkisë

Bashkisë së Korçës iu bashkëngjitën disa zona rurale të cilat merren me bujqësi dhe blegtori, por edhe disa prej fshatrave turistikë më të spikatur si Dardha,Voskopoja Vithkuqi. Qyteti ka një ekonomi të konsoliduar dhe biznese të shumta. Në zonat rurale janë zhvilluar nga njëra anë bujqësia dhe pemëtaria, dhe nga ana tjetër turizmi malor ku banorët kanë vetë-siguruar mënyrën e organizimit të ambienteve dhe kuzhinës por edhe aktiviteteve dimërore si një atraksion për turistët. Ndër projektet më të rëndësishme në qytetin e Korçës është ai i Pazarit të Korçës, investimi kolosal i të cilit ka në fokus rikthimin e një elementi autentik kulturor, ruajtjen e origjinalitetit të pazarit shekullor të Korçës dhe kthimin e tij në një destinacion turistik project i financuar nga qeveria shqiptare dhe UNESCO.ne nje vlere rreth 5 milion euro.Projektet për rimodelimin e Parkut të qytetit, sheshit para teatrit dhe rrugës Gjon Buzuku janë 3 projekte të tjera të rëndësishme për qytetin.Tre fshatra te kesaj bashkie e pikerisht Voskopoja,Boboshtica,Dardha jane perfshire ne projektin “ 100 fshatra “.

Përgjatë viteve të fundit Korça ka synuar dhe ka arritur të shumëfishojë shifrat e turistëve përmes një kalendari të mbushur me festa përgjatë verës. Aktivitetet e shumta të cilat mbështeten kryesisht tek traditat e zonës dhe promovimi i tyre, por edhe aktivitete të tjera të cilat sjellin aktivitete kulturore, kanë bërë që në stinën e verës kjo zonë të ketë interes nga vizitorë të shumtë.

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Reagimi dhe impakti i reformës territoriale është një çështje që duhet të shihet me interes të veçantë nga bashkia e Korçës. Një nga sfidat me të cilat do të përballet bashkia e re në sajë të reformës ës,hte hartimi e zbatimi i strategjive që do orientohen në mënyrë të drejtë nga nevoja për investime në te dy zonat ,rurale dhe urbane qe do te risin mundesite e punesimit.

Një sfidë tjetër me të cilën do të përballet pushteti vendor i bashkisë së re është dhe menaxhimi sa më efikas i mbetjeve urbane, ngritja dhe mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve për të gjithë zonën, si dhe përmirësimi i infrastrukturës ndërlidhëse me zona të largëta dhe të izoluara, si malësia e Lekasit dhe Vithkuqit, të cilat tashmë  janë pjesë integrale e saj.

Një tjetër problematikë e identifikuar  i kësaj bashkie të re e cila duhet të adresohet eshte percaktimi i menyres se sigurimit te ngrohjes per qytetaret dhe entet publike.Gjithashtu, sfidë do të përbëjë për bashkinë e re dhe hartimi i politikave integruese për një turizëm të qendrueshëm në të tërë zonën, duke mbështetur dhe nxitur forma të ndryshme turizmi që ofrohen tashmë, si turizmi malor dhe turizmi agrokulturor. Në këtë drejtim, një politikë e qartë dhe hapa konkretë lidhur me rigjenerimin e pyjeve dhe ndalimin e gjyetisë së paligjshme u identifikuan si tepër të domosdoshme. 

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Korçë  4 896  1 517  359  98  1 523  162  557  38  642

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

USAID Planifikimi dhe qeverisja vendore (PLGP)

RELOAD

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetar i Bashkise : Sotiraq Filo

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Erjon Nexhipi

Nr.i keshilltareve : 41

 

Projektet:

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]

Prezenca e OSBE-së është në përfundim të një projekti të titulluar “Regional inter-municipal cooperation for promotion of self-employment of Women and youth” i cili është zbatuar në dy bashki të Shqipëris (Pogradec dhe Përrenjas) dhe nga dy bashki në Maqedoni (Ohrid dhe Strugë) dhe dy në Bosnjë (Teslic dhe Teslanj). Projekti ka kryer një studim për të parë praktikat më të mira në fushën e start-up-eve dhe zhvillimit alternativ. Konferenca finale e këtij projekti do të mbahet gjatë muajit qershor 2018 në Pogradec.

Gjithashtu, gjatë 2017 dhe 2018 Prezenca është e fokusuar në 2 qarqe Shkodër dhe Vlorë në lidhje me masat ndërgjegjësuese anti-kanabis në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe task-forcat vendore Vlorë dhe Shkodër. Si rezultat, aktivitetet ndërgjegjësuese janë kryer në bashkitë Selenicë, Delvinë, Vau i Dejës, Orikum, Shkodër dhe Malësi e Madhe.

Në kuadër të asistencës për grupin ndër-institucioonal kundër krimit mjedisor (projekt i asistuar që prej 2015 nga Prezenca)  me fokus në nivel qendror dhe vendor, në 2018 aktivitetet do të fokusohen në Vlorë, Korçë, Elbasan, Pukë, Krujë, Bajram Curri.

[/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]  Raport ReLOaD  [/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]

Programi ROMACTED “Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor” vepron në shtatë bashki partnere, specifikisht në Vlorë, Roskovec, Fier, Përmet, Korcë, Pogradec dhe Elbasan.

Duke qenë se Programi ka filluar zbatimin në Shqipëri, në 09 Tetor 2017, sapo kemi përfunduar fazën I, atë të ndërtimit të angazhimit tek të gjithë aktorët e interesuar.

[/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]  Raporti Vjetor i Leviz Albania  [/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]  Alb 1rst Report Municapalities for Europe Project  [/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]  Te dhena mbi Projektet STAR2  [/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

[one_fifth][/one_fifth][four_fifth]  PLGP Synopsis Mapping Exercise from the Agency for Support of Local Self Government  [/four_fifth][divider height=”30″ style=”default” line=”default” themecolor=”1″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *