Cërrik

                   BASHKIA CERRIK 

Popullsia : 27.445 banore ( sipas RGJ Civile 47637 )

Siperfaqja : 189.65 km2

Njesi administrative :

Popullsia banore                    Nr. familje

* Cerrik                14 850                                  5026

*  Gostime          13 086                                  3796

* Klos                    4 482                                     1336

* Mollas               7 928                                     2354

* Shales               7 261                                     2050

Totali 47 637                                       14 562

Fshatra gjithesej : 28

Fshatra turistike : Shtermen

Zona Gjeografike: Cërriku kufizohet në veri me bashkitë Elbasan dhe Peqin, në jug-lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Kuçovë dhe në perëndim me bashkinë Belsh. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Cërrikut.

Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Elbasanit dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 28 fshatra.

Profili i bashkisë

Bashkia  e Cërrikut shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore në përgjithësi mes dy lumenjve, Shkumbin dhe Devoll dhe ka si qendër qytetin e Cërrikut.

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Pushteti  vendor  përballet me sfida nga më të larmishmet, të cilat gërshetojnë hartimin e planeve të veprimit për ripërtëritjen e jetës urbane, por dhe për mbështetjen e popullsisë rurale dominuese në këtë bashki të re. Bazuar në shqetësimet e komunitetit, bashkia perballet me nevojen per hartimin e politikave fiskale të cilat do të mund të nxisin hapjen e bizneseve të reja, tërheqjen e ndërmarrjeve fason, por dhe shfrytëzimin e shumë prej ndërtesave të ish ndërmarrjeve shtetërore të mbyllura tashmë.

Gjithashtu, bashkisë së re i duhet të përballet me sfida lidhur me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë hapësirën e saj, si dhe ofrimin e një zgjidhjeje përfundimtare lidhur me furnizimin me ujë të pishëm të zonës. Ngritja e pikave të grumbullimit por dhe menaxhimi i mbetjeve urbane në të gjithë territorin e bashkisë do të përbëjë një tjetër sfidë për pushtetin e ri vendor. Fshati Shtremen eshte perfshire ne projektin kombetar “100 Fshatra “sin je mundesi per hapjen e mundesive per turizem.

Duke qenë se një pjesë e mire e të ardhurave të banorëve në këtë bashki sigurohen përmes sektorit të bujqësisë dhe pemëtarisë, pushteti i ri vendor kërkohet që të hartojë politika konkrete per infrastrukturën bujqësore, vecanerisht i rjetit te kanaleve kulluese ose sistemeve vaditëse.

Bujqesia

Sip. Territorit bujqesor                  10 199 ha (me sistem ujitje 1 700 ha)

Sip. Territorit urban                         1 114 ha

 

Siperfaqet e gjelbra ne qytet     

Siperfaqet e gjelbra ne qytet zene nje hapesire prej 6100 m2

Mbulim me sherbim pastrimi ne % .

Sherbimi i largimit te mbetjeve urbane perfshin gjithe territorin e bashkise, perfshire  zonat urbane dhe rurale.  Sherbimi i pastrimit mbulon 100 % te zonave urbane dhe 90 % te zonave rurale.

Sherbimi i uje dhe kanalizime, mbulimi ne %

Nderrmarrja UKC furnizon me uje te pijshem 70 % te territorit

 

Edukimi

Cerrik

3 Shkolla 9-vjeçare;

1 Shkolle e mesme e pergjitjshme;

1 Shkolle profesionale;

1 Kopesht publike dhe 1 private;

1 Shkolle private + kopesht.

Shales:

1 Shkolle e bashkuar;

2 Shkolla 9-vjeçare, prane tyre dhe kopeshtet.

 Gostime:

1  Shkolle e mesme e pergjithshme;

6 Shkolla 9-vjeçare me arsim parashkollor prane tyre.

 Klos:

2 Shkolla 9-vjeçare, me kopeshte prane tyre;

Gjithashtu ka kopeshte ne Klos dhe Lumas te kesaj njesie.

Mollas:

1 Shkolle e bashkuar;

1 Kopesht publik;

3 Shkolla 9-vjeçare.

Sipermarrja private

Jane ne aktivitet 554 biznese te vogla dhe 98 biznese te medha.

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Cërrik  1 591  971  80  19  262  37  127  11  84

 

 

 

 

 

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

USAID Planifikimi dhe qeverisja vendore (PLGP)

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetari i bashkise :Andis Salla

Kryetari i Keshillit Bashkiak : Arben Ruci

Nr i keshilltareve : 21

Nr i punonjesve.              305

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *