Më datë 22.11.2021 Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Projektin Bashki të Forta mbi Adresarin dhe Konkursin e Praktikave të Mira.
Në fazën e
të takimit u lancua nisma e një fushate ndërgjegjësimi për qytetarët që të regjistrojnë dhe saktësojnë adresën e banimit. Ky është gjithashtu një detyrim ligjor dhe kusht që të mos vetëpërjashtoheni nga aksesi në shumë shërbime publike. Ministri i Brendshëm Z. Çuçi i bëri thirrje të gjithëve se kudo që ndodhen e në çdo kohë mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit e-Albania ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë ku banojnë. Ai theksoi se bashkitë kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces të domosdoshëm, finalizimi i të cilit sjell përfitime për të gjithë aktorët. Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur më në fund se kush banon ku. Ky regjistër duhet të jetë referenca e vetme për t’u orientuar kudo në Shqipëri
, për t’i dhënë fund njëherë e mirë adresave të çuditshme që sa herë i dëgjojmë duket sikur janë aty pikërisht për të na treguar zhvillimin kaotik të pas viteve ’90. Z. Ministër theksoi se portali: ADRESA IME është tashmë çelësi për të gjitha shërbimet publike.


Në fazën e
u vazhdua takimi me të gjithë pjesëmarrësit mbi Replikimin e Konkursit të Praktikave të Mira. Në këtë takim mori fjalën Drejtori i Përgjithshëm i AMVV-së, Z. Saimir Plaku si kryesues i këtij Konkursi, si bashkëpuntor dhe mbështetës i bashkive në këtë praktikë, i cili prezantoi për të gjithë pjesëmarrësit fillimin e fazës së replikimit të Konkursit të Praktikave të Mira duke theksuar:







– MB- Siguron lidhjen me strategjinë e decentralizimit;
– AMVV- Drejton procesin e replikimit;
– ML- Sigurojnë lidhje me politikat sektoriale;
– NJVQV-të (që replikojnë)- Fuqizohen dhe përfitojnë nga inovacioni;
– NJVQV-të (mikëpritëse)- Ofrojnë ekspertizë;
– SHOQATAT QV- Rol mbështetës dhe lehtësues;
– BtF- Asistencë teknike dhe logjistikë.
Z. Plaku prezantoi dhe platformën virtuale të këtij kokursi ku theksoi se vizioni ynë është transformimi i instrumentit në një platformë virtuale njohurish dhe komunikimi që nxit
dimensione:





Në fund të takimit u përmbyll me Fazën e
dhe Fazën e
te procesit të replikimit:


• Lancimi;
• Shprehjet e Interesit nga NJVV;
• Formalizim i Marrëveshjeve (AMVV/Bashkitë);
• Grupet e ekspertëve në dy nivele (qendror & vendor);
• Zbatim i replikimit të praktikave;
• Shpallja e praktikave më të replikuara;
• Të gjitha këto faza përmbyllen me finalizimin në ditën e Aktivitetit përfundimtar.
Pas prezantimit të Z. Plaku fjala u kalua tek bashkitë pjesëmarrëse, ato bashki të cilat ishin të përzgjedhura për fazën e replikimit, si më poshtë vijon:










Pas prezantimeve të paraqitura nga cdo Kryetar Bashkie pjesëmarrësit u ftuan të mernin pjesë në nje tryeze të rrumbullakët ku u diskuta mbi praktikat dhe replikimin e tyre në bashki të tjera. Konkluzioni ishte që cdo praktikë e prezantuar në këtë takim ishte lehtësisht e replikueshme nga cdo bashki tjetër. Mjafton vullneti dhe dëshira e gjithësecilit për të integruar dhe zhvilluar vendin e tyre.







