Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

1. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen me 5 prioritete “CERV-2026-DAPHNE” nën Programin CERV.

Synimi i Thirrjes: Thirrja synon të parandalojë dhe luftojë dhunën me bazë gjinore, dhunën ndaj grave dhe vajzave, dhunën në familje dhe të gjitha format e dhunës ndaj fëmijëve. Ajo mbështet përmirësimin e shërbimeve për viktimat, parandalimin e dhunës online dhe offline, forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike dhe krijimin e sistemeve të koordinuara për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:3 nëntor 2026, ora 17:00 CET (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

2. Mundësi për Bashkitë për aplikim në Thirrjen e 8-të të Interreg Euro-MED.

Synimi i Thirrjes: Tema udhëzuese e kësaj thirrjeje është “Forcimi i qëndrueshmërisë territoriale (Advancing territorial resilience), me fokus forcimin e qëndrueshmërisë dhe reziliencës së territoreve mesdhetare. Thirrja synon projekte të gatshme për zbatim, të cilat testojnë në kushte reale zgjidhje, strategji ose plane veprimi dhe demonstrojnë se si këto mund të përdoren, përshtaten ose zgjerohen në territore të tjera mesdhetare. Projektet duhet të adresojnë një nevojë të qartë territoriale dhe të jenë të lidhura me strategji, plane ose politika ekzistuese.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:13 nëntor 2026, ora 13:00, sipas orës së Brukselit.

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

3. Mundësi për Bashkitë për aplikim në Thirrjen e 4-rt të programit Interreg IPA South Adriatic.

Synimi i Thirrjes:Kjo thirrje është pjesë e Mekanizmit Shumë-Programor për Mesdheun (Mediterranean Multi-Programme Mechanism (MMM)) dhe synon të forcojë bashkëpunimin dhe transferimin e rezultateve të projekteve ekzistuese në fushën e turizmit të qëndrueshëm në territore të ndryshme të Mesdheut.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:21 dhjetor 2026, ora 11:59 AM.

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

4. Mundësi për Bashkitë për aplikim në Thirrjen e Parë të EU4Municipalities

Synimi i Thirrjes:Thirrja e Parë për Propozime në kuadër të projektit EU4Municipalities synon të mbështesë bashkitë shqiptare në zhvillimin e potencialit të tyre dhe në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe mjedisore në territoret e tyre administrative, në përfitim të komuniteteve lokale. Nëpërmjet kësaj thirrjeje do të mbështeten deri në 10 bashki, të cilat do të zbatojnë projekte për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe shërbimeve publike, rritjen e standardeve mjedisore, fuqizimin e komuniteteve dhe forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore për hartimin dhe zbatimin e projekteve.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:27 nëntor 2026, në orën 17:00.

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

5. Mundësi për bashkitë për aplikime në thirrjen e dytë të programit të bashkëpunimit ndërkufitar (CBC) Maqedoni e Veriut – Shqipëri në kuadër të programit IPA III

Synimi i Thirrjes:Qëllimi i kësaj thirrjeje është të mbështesë nisma dhe projekte të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social, përmirësimin e shërbimeve dhe adresimin e sfidave të përbashkëta në zonat ndërmjet dy vendeve.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:15 janar 2027, në orën 12:00 CET

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

6. Mundësi për bashkitë për aplikime në thirrjen “CERV-2026-CITIZENS-REM – European Remembrance” nën Programin CERV

Synimi i Thirrjes:Thirrja synon të mbështesë projekte që përkujtojnë, dokumentojnë dhe promovojnë njohjen e ngjarjeve përcaktuese të historisë evropiane të shekullit XX. Ajo fokusohet te shkaqet dhe pasojat e regjimeve autoritare dhe totalitare, tranzicioni drejt demokracisë, Holokausti, gjenocidet, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, si dhe trashëgimia e kolonializmit, skllavërisë dhe migracionit. Përmes ruajtjes së kujtesës historike dhe edukimit, synohet forcimi i demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave themelore, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve dhe brezave.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:24 shkurt 2027, ora 17:00, sipas orës së Brukselit

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

7. Mundësi për Bashkitë e Shqipërisë për aplikim në Thirrjen e Këshillit të Evropës për organizimin e Asambleve të Qytetarëve

Synimi i Thirrjes:Thirrja “Mbështetje për bashkitë në organizimin e Asambleve të Qytetarëve në Evropën Juglindore” synon të forcojë demokracinë pjesëmarrëse në nivel vendor, duke mbështetur bashkitë në organizimin e Asambleve të Qytetarëve për trajtimin e çështjeve me rëndësi për komunitetin. Përmes përzgjedhjes së rastësishme të qytetarëve, informimit dhe diskutimit të strukturuar, këto procese synojnë të prodhojnë rekomandime konkrete për autoritetet vendore dhe të rrisin përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:20 nëntor 2026, ora 23:59 (CET)

Link-u i thirrjes: Kliko këtu

Materiale për projekte: 

Si të krijoni një konsorcium të suksesshëm për të aplikuar në projektet e financuara nga Bashkimi Evropian