Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Zhvilluam trajnimet për Kapitalin Natyror të Bashkive në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në 21 bashki të vendit për të prezantuar dhe trajtuar me gjerësisht konceptin e Kapitalit Natyror të Bashkisë. Zhvillimi i kapitalit natyror në territorin e bashkisë duhet të jetë prioritet për zhvillimin ekonomik vendor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Kapitali Natyror është bërë pjesë e Strategjisë për Decentralizimin dhe Autonominë Vendore 2023-2030 dhe në këtë kontekst, Ministri synon të shtrijë procesin e vlerësimit në të gjitha bashkitë e vendit. Për këtë qëllim gjatë vitit 2023, OSBE në bashkëpunim të ngushtë me AMVV-në, u zhvilluan 4 takime rajonale mbi zhvillimin në mënyrë të pavarur të vlerësimit te kapitalit natyror të bashkisë. Gjatë periudhës raportuese janë zhvilluar 3 takime rajonale për të trajnuar 24 bashkitë të cilat nuk kanë marrë trajnim gjatë vitit 2023.
Në 3 takimet kanë marrë pjesë 21 bashki nga 24 bashki të ftuara (87,5%), ku numri total i pjesëmarrësve ka qenë 48 pjesëmarrës.
Në total janë trajnuar 58 bashki nga 61 (95%) , ku 21 bashki janë trajnuar gjatë 2024 dhe 37 bashki në vitin 2023.

  • Bashkia Korçë
  • Bashkia Maliq
  • Bashkia Kavajë
  • Bashkia Elbasan
  • Bashkia Pustec
  • Bashkia Peqin
  • Bashkia Fier
  • Bashkia Dimal
  • Bashkia Mallakastër
  • Bashkia Rrogozhinë
  • Bashkia Skrapar
  • Bashkia Berat
  • Bashkia Memaliaj
  • Bashkia Këlcyrë
  • Bashkia Dropull
  • Bashkia Konispol
  • Bashkia Delvinë
  • Bashkia Finiq
  • Bashkia Selenië
  • Bashkia Tropojë
  • Fushë Arrëz